Lajme
20.2.2015 16:45
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Sh.E. Xhes Bejli.
Në takim Zëvendëskryeministri Besimi uroi z. Bejli për funksionin e ri, duke i dëshiruar punë të suksesshme në realizimin e angazhimeve dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të suksesshëm të deritanishëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Njëherësh, ju falënderua për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në takim u bisedua për procesin e integrimit evropian të Republikë së Maqedonisë, si dhe arritjet kyçe dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi në drejtim të tejkalimit të të njëjtave dhe shënimit të progresit plotësues në periudhën në vazhdim.
Zëvendëskryeministri Besimi në takim theksoi se integrimi euro-atlantik mbetet prioriteti kryesor strategjik i vendit tonë, ndërsa Qeveria edhe më tej vazhdon të realizojë aktivitetet e parapara me Planin e veprimit të prioriteteve të përzgjedhura.
Ambasadori Bejli theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës sinqerisht do të vazhdojnë të mbështesin të gjitha proceset e rëndësishme demokratike, si dhe aderimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Dy bashkëbiseduesit nënvizuan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve edhe më tej do të vazhdojnë me të njëjtën tempo dhe dinamikë, dhe me qasje dhe mbështetje të përbashkët do të kontribuohet në përmirësimin e gjendjeve dhe në realizimin e reformave në çdo fushë shoqërore.