Lajme
22.1.2015 15:15
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot (22.01.2015), Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Fatmir Besimi, realizoi takimin e parë zyrtar me Drejtorin e ri për Ballkanin Perëndimor nga Drejtorati i Përgjithshëm për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim pranë Komisionit Evropian, z. Zhan Erik Pake, me shefin e delegacionit të BE-së, z. Aivo Orav, si dhe me përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të delegacionit të Bashkimit Evropian.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Besimi uroi Drejtorin e Drejtoratit për Zgjerim të KE-së, z. Pake për funksionin e ri dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm të qëllimeve në kuadër të kompetencave të tij.
Në takim u diskutuan prioritetet kyçe të Republikës së Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve, perspektivat dhe reformat të cilat ndërmerren për realizimin e agjendës Evropiane, si dhe pritjet e Republikës së Maqedonisë nga Komisioni Evropian lidhur me politikën për zgjerim.
Zëvendëskryeministri theksoi se edhe krahas procesit të gjatë, integrimi euroatlantik mbetet prioritet kyç strategjik i vendit tonë dhe se Qeveria punon me përkushtim në implementimin e reformave të planifikuara. Në këtë kontekst, Besimi potencoi se Qeveria tani më e ka miratuar dhe po ndjek realizimin e planit akcional të prioriteteve të përzgjedhura, bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilat janë me rëndësi të veçantë për procesin e aderimit në BE, siç janë: liria e shprehjes dhe mediave, gjyqësia, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe reformat zgjedhore. Njëherësh, theksoi edhe nevojën e interesimit më të madh dhe ndërmarrjes së hapave konkretë nga ana e Bashkimit Evropian në drejtim të tejkalimit të pengesës shumëvjeçare të imponuar me çështjen e emrit, me qëllim që sa më shpejtë të fillojnë negociatat aderuese.
Nga ana e zëvendëskryeministri Besimi sërish u inicua mbajtja e konferencës Rajonale ministrore për proceset eurointegruese te vendeve të rajonit, gjë që u përshëndet nga bashkëbiseduesit.
U diskutua edhe statusi i implementimit të IPA-s dhe Planit Akcional për përmirësimin e shfrytëzimit duke u bazuar në leksionet e mësuara nga periudha e kaluar të cilat do të përdoren në absorbimin më të suksesshëm të IPA 2.
Drejtori Pake, shprehi gatishmërinë e tij për mundësimin e kontributit të mëtejmë në mbështetjen e procesit reformues të vendit tonë, dhe shtoi se shpreson që aderimi përfundimtar i Republikës së Maqedonisë do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit dhe të rajonit.
Në takim u theksua se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetet në fokusin e agjendës së Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian. Ata presin që Republika e Maqedonisë të vazhdojë me realizimin e agjendës së BE-së.
Gjatë ditës së nesërme diskutimet në fushën e IPA-s do të vazhdojnë në kuadër të Komitetit të Punës për monitorim të të gjitha komponentëve.