Lajme
15.1.2015 15:15
Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane të Republikës së Francës, në emër të Qeverisë dhe popullit francez falënderoi Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe kreun shtetëror për mbështetjen dhe solidaritetin e shprehur.
Në letrën e dërguar nga ana e Sekretarit shtetëror për Çështje Evropiane, z. Arlem Dezir deri tek zëvendëskryeministri Besimi, thuhet se “Franca është qëlluar në zemër, por dëshmia Juaj tregon sot se gjithë mbrojtësit e demokracisë ndjehen të goditur, të shqetësuar dhe të mobilizuar... Terroristët, sot në Francë, si më parë në vendet tjera të Evropës dhe botës, duan të na frikësojnë dhe të na ndajnë. Prandaj, ne përkundrazi duhet të qëndrojmë drejtë dhe të refuzojmë shmangien tonë nga liritë tona, ta forcojmë edhe më shumë luftën tonë të përbashkët kundër terrorizmit dhe t’i bashkojmë vendet dhe shoqëritë tona kundër urrejtjes dhe barbarizmit, rreth vlerave të përbashkëta demokratike dhe tolerancës”.
Krahas letrës së dërguar për ngushëllim, Zëvendëskryeministri Besimi të hënën më 12.01.2015 u nënshkrua në librin e zisë, i hapur në Ambasadën e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë, ku shkroi “Bota më e mirë për ne është ajo të cilën e jetojmë së bashku. Së bashku për liri. Së bashku për tolerancë”.