Lajme
19.12.2014 16:24
Në Bruksel u mbajt Samiti dyditor i Këshillit Evropian në të cilin liderët e vendeve anëtare të Unionit i diskutuan sfidat e Bashkimit Evropian siç janë zgjerimi dhe zhvillimi ekonomik.
Në Samitin e mbajtur u konfirmua fakti se zgjerimi mbetet qëllim kyç i Bashkimit Evropian i cili kontribuon në ruajtjen dhe avancimin e dobive të ndërsjella siç janë paqja, siguria dhe zhvillimi ekonomik. U konkludua se zgjerimi është më domethënie thelbësore në ruajtjen e momentumit në zbatimin e reformave dhe në mbajtjen e mbështetjes së publikut të gjerë për kyçje në Bashkimin Evropian.
Këshilli mirëpriti faktin se agjenda evropiane mbetet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë dhe se pajtohet me vlerësimin e Komisionit lidhur me shkallën e lartë të harmonizimit të legjislacionit me të drejtën e BE-së në vend dhe se Maqedonia mjaftueshëm plotëson kriteret politike. Këshilli, gjithashtu ka parasysh rekomandimin e Komisionit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në vitin 2015 përsëri do ti rikthehet kësaj çështjeje me ç’rast do t’i merr parasysh konkluzionet e dhëna nga ana e Komisionit për zbatimin e reformave, përfshirë këtu edhe Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë (DANL) dhe hapat e ndërmarrë rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe gjetjen e zgjedhjes bashkërisht të pranueshme rreth çështjes së emrit me Republikën e Greqisë.
Vërejtjet e Këshillit Evropian për Republikën e Maqedonisë ishin kryesisht për pavarësinë e gjyqësisë, lirisë së mediave, depolitizimit të institucioneve, dialogut politik dhe marrëdhënieve ndëretnike, fusha të cilat janë të përcaktuara si prioritete në Draft planin akcional të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për të cilat tani më janë vendosur qëllime dhe aktivitete afatshkurtra dhe afatmesme që duhet të ndërmerren, si dhe kornizë kohore për realizimin e tyre. Njëherësh Këshilli rekomandoi që Qeveria dhe opozita të zhvillojnë debatin politik në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me çka do të kontribuohet në avancimin e mëtutjeshëm të procesit të reformave në vend.