Lajme
17.12.2014 14:30
Sot, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi dhe Drejtori i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) z. Xhejms Makbeth Forbes, nënshkruan Marrëveshje për Implementimin e Bashkëpunimit Bilateral Maqedono-Gjerman, Projekt i cili tani më një vit mbështet Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE) në procesin e përafrimit të vendit kah Bashkimi Evropian dhe përgatitjen për fillimin e negociatave për aderim.
Buxheti i përgjithshëm i Projektit është 1 milion euro, ndërkaq afati i realizimit të të njëjtit është dy vite. Përforcimi i rolit koordinues të SÇE-së në implementimin e reformave përmes ministrive kompetente, paraqet qëllim kryesor të projektit, ndërsa në fokus të projektit janë reformat në administratë, gjyqësi, të drejtat themelore, siguri dhe drejtësi.
Zëvendëskryeministri Besimi, në takim theksoi se integrimi evropian i vendit paraqet prioritet kryesor strategjik për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe njëherësh shtoi se kjo mbështetje është e rëndësishme për përkrahjen dhe mirëmbajtjen e procesit reformues në vendin tonë. Ai shprehi mirënjohje ndaj partnerëve gjerman të cilët në kontinuitet mbështesin Republikën e Maqedonisë në rrugë dejtë Bashkimit Evropian.