Lajme
09.12.2014 12:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me drejtorin në drejtorinë për Zgjerim të Komisionit Evropian, z-nj Aleksandra Kas Granje.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet kyçe të Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit Evropian, perspektivat si dhe reformat që ndërmerren për zbatimin e agjendës Evropiane.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se integrimi Euroatlantik mbetet prioritet kyç strategjik për vendin tonë, dhe Qeveria vazhdon më tej të zbatojë reformat dhe masat e duhura ligjore dhe institucionale për afrimin e mëtejmë kah Bashkimi Evropian.
Në takim u diskutua për arritjet e realizuara në kuadër të Planit Aksionar dhe për aktivitetet e parapara me Programin Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), si dhe për prioritetet të cilat janë kyçe në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, të konfirmuara me Dialogun e Aderimit në Nivel të Lartë, siç janë liria e të shprehurit dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal, rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë si dhe strukturat Nacionale IPA janë përkushtuar në përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit të decentralizuar të vendosur për zbatimin e IPA-s (DIS). Nga kjo me masa dhe afate konkrete drejt për së drejti punohet në realizimin e përmirësimit të punës së këtyre strukturave si dhe monitorim i rregullt i progresit nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Duke e forcuar DIS sistemin e tanishëm dhe duke e përshtatur me tendencat e reja për zbatim, të cilat si risi vendosen nga viti 2015, Qeveria pret ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kapacitetit absorbues për IPA I dhe II, por edhe qëndrueshmëri në implementimin e projekteve.
Në të njëjtën kohë Qeveria vazhdon me definimin e fushave dhe aktiviteteve për financimin nëpërmjet IPA II. Me miratimin zyrtar të programit IPA për vitin 2014, filloi cikli i ri për programimin e IPA programit për vitin 2015, e cila duhet të përfundojë deri në mesin e vitit 2015.
Bashkëbiseduesit theksuan vendosmërinë e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim ne Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe se të gjithë subjektet duhet të punojnë për reformat, kurse dialogu politik të sigurohet me marrëdhënie konstruktive dhe të përgjegjshme në kuadër të institucioneve që do të jetë e rëndësishme për integrimin e vendin tonë.
Takimi i sotëm mes zëvendëskryeministrit Besimi dhe z-nj Aleksandra Kas Granje është takim i fundit, me rastin e përfundimit të mandatit të saj si Drejtor në Drejtorinë për Zgjerimi të Komisionit Evropian.