Lajme
05.12.2014 13:40
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me Raportuesin e ri për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgl.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Besimi uroi Vajglin për funksionin e tij të ri, dhe i dëshiroi sukses punë të suksesshme në realizimin e angazhimeve dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e punës së suksesshme të deritanishme, në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Gjithashtu, u falënderua për mbështetjen që Republika e Maqedonisë e merr në vazhdimësi nga Parlamenti Evropian, lidhur me reformat dhe agjendën Evropiane, si dhe për mbështetjen në procesin për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi së integrimi Euroatlantik mbetet prioritet strategjik kyç në vendin tonë, ndërsa Qeveria edhe më tej vazhdon me përpjekje të forta t’i zbatojë reformat dhe masat e nevojshme për afrimin e mëtejmë ligjor dhe institucional të vendit kah Bashkimi Evropian.
Gjithashtu, në takim u diskutua Plani i Veprimit i përgatitur sipas rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe për prioritetet që janë kyçe në procesin e aderimit në BE, të konfirmuara me Dialogun e Aderimit në Nivel të Lartë, siç janë: liria e të shprehurit dhe mediave, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, bashkëpunimi rajonal, rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi.
Eurodeputeti Vajgl, theksoi gatishmërinë e tij për mundësimin e kontributit të mëtejmë për përkrahje të bashkëpunimit dhe për procesin e reformave në vendin tonë, në aspekt të angazhimit të tij personal, dhe në aspekt të Parlamentit Evropian. Njëkohësisht, Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, theksoi nevojën për gjetjen e zgjidhjes lidhur me bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës si dhe seriozitetin e çështjeve lidhur me mediat, shoqërinë civile dhe sundimin e ligjit. Ai theksoi se shpreson që aderimi përfundimtar i Republikës së Maqedonisë, do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e vendit dhe të rajonit.
Në fund, bashkëbiseduesit theksuan se bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian, ashtu si deri më tani, do të vazhdojë me tempo dhe dinamikë të fuqishme dhe me qasje e mbështetje të përbashkët në përmirësimin dhe realizimin e mëtejmë të reformave në çdo sferë shoqërore