Lajme
04.12.2014 13:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot ne Bruksel takoi anëtarin e Komisionit Evropian përgjegjës për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Han.
Besimi, në fillim të takimit uroi Komesarin Han për funksionin e të tij të ri, duke i dëshiruar realizim të suksesshëm të qëllimeve të caktuara, në kuadër të kompetencave të tija të zgjuara.
Në takim, fokusi u vendos në përpjekjet që i bën Qeveria e Republikës së Maqedonisë në drejtim të zbatimit të reformave të cilat janë të nevojshme për realizimin e suksesshëm të procesit të eurointegrimeve të vendit tonë. Besimi, në këtë kontekst, theksoi se Qeveria tani më ka përgatitur Draft-planin e veprimit të prioriteteve të zgjedhura me të cilat parashikohen aktivitete konkrete dhe kornizë kohore për realizimin e tyre në fushat kryesore, duke u bazuar në gjetjet e Raportit për progres, siç janë reformat në gjyqësi me qëllim të përmirësimit të cilësisë së drejtësisë dhe besimit të qytetarëve në këtë sistem, të drejtën e shprehjes dhe mediave, përmirësimin i marrëdhënieve ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, reformat zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, shfrytëzimin efektiv të fondeve IPA etj.
Eurokomisari Han, vuri në dukje nevojën për unitet politik në Republikën e Maqedonisë për integrime në BE si përgjigje të përcaktimit të qartë të shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët e shohin ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë në BE dhe shtoi se vetëm me punë të përkushtuar, sinqeritet, partneritet dhe gjetje të përbashkët të zgjidhjeve për çështjet e hapura më shtetet fqinje, Republika e Maqedonisë dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të arrijnë ti tejkalojnë sfidat dhe të bëhen anëtare të plotfuqishme të Bashkimit Evropian. Ai potencoi se zgjerimi i BE-së është pjesë përbërëse e agjendës së Bashkimit Evropian dhe se Komisioni Evropian është i gatshëm ta ndihmoje Maqedoninë në zbatimin e procesit të reformave.
Besimi me këtë rast potencoi se është e nevojshme të ruhet kredibiliteti i politikës së zgjerimit dhe të ruhet fokusi i procesit të reformave në vend përmes instrumentit i cili do ti mobilizojë të gjithë faktorët, siç është Dialogu Aderues tani më i vendosur i Nivelit të Lartë (DANL). Ai shtoi se Maqedonia është e gatshme të vazhdojë me të njëjtin sa më shpejtë, me qëllim të ruajtjes së dinamikës në zbatimin e reformave dhe të parandalohet ngecja eventuale në këtë drejtim për shkak të pritjes së gjatë për përcaktim të datës për negociata.
Zëvendëskryeministri Besimi, kërkoi mbështetje më të fuqishme nga Eurokomesari Han dhe Komisioni Evropian në Samitin e dhjetorit të Këshillit Evropian. Gjithashtu u dakorduan për vizitë të Maqedonisë nga ana e Eurokomesari Han në një të ardhme të afërt.