Lajme
02.12.2014 15:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i cili qëndron për vizitë punë në Republikën e Francës, realizoi takim me Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Francës, z. Harlem Dezir, me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të mira mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Francës të cilat janë të hapura dhe ekziston dialog konstruktiv për thellim të vazhdueshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ministri Dezir theksoi se Franca plotësisht mbështet Maqedoninë në realizimin qëllimeve strategjike për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Besimi, duke u fokusuar në reformat që zbaton Republika e Maqedonisë, theksoi se Qeveria është duke bërë përpjekje për realizimin e Agjendës së BE-së, e cila paraqet qëllim kryesor strategjik të vendit. Detajisht është shqyrtuar Raporti nga Komisioni Evropian për progres të Republikës së Maqedonisë dhe sipas gjetjeve të Raportit, është përgatitur Draft-Plani i veprimit ku janë të parashikuara qëllimet afatshkurtra dhe afatmesme të cilat do të fokusohen në përmirësimin e gjendjes në fushat prioritare siç janë gjyqësia, liria e shprehjes dhe mediat, zhvillimi ekonomik, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore etj. – theksoi Besimi.
Njëherësh, Besimi shtoi se Maqedonia me reformat e deritanishme të zbatuara, veç më është e gatshme për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, prandaj mbështetja e Francës në Samitin e dhjetorit të Këshillit të Evropës, do të ishte e mirëseardhur duke pas parasysh se Franca është një nga vendet anëtare të BE-së e cila e mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përmes integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e hapura, do të kontribuohet në përforcimin e stabilitetit në rajon – potencoi Besimi.
Zëvendëskryeministri Besimi u takua edhe me deputetin e Asamblesë Kombëtare, z. Filip Duron kryetar i grupit për miqësi franko-maqedonase, me të cilin bisedoi për mundësitë mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët, për mundësitë e këmbimit të përvojave në përforcimin e administratës publike, absorbimit të fondeve evropiane, zhvillimit ekonomik, uljes së papunësisë, ballafaqimin me sfidat qe sjell globalizimi etj.
Gjatë ditës, zëvendëskryeministri Besimi do të merr pjesë edhe në simpozium të organizuar nga Qendra për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare (CERI), me temë “Integrimi Evropian i Ballkanit – Çka më tej? Ku do të marrin pjesë edhe Drejtori i Komisionit Evropian në Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim, z. Pjer Mirel, Drejtorin e Nismës Evropiane për Stabilitet, z. Gerald Knaus dhe akademik të Universitetit të Gracit, të cilët do të flasin për rëndësinë e integrimit të Ballkanit në BE, sfidat dhe përfitimet nga përfshirja e këtyre vendeve në Union.
Gjatë qëndrimit të tij në Paris, nesër, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, z. Besimi, do të takohet me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane, z-nj Daniele Auroi.