Lajme
06.11.2014 14:38
Sot në hapësirat e Info Qendrës MK-BE, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, mbajti takimin e parë nga seria e ngjarjeve të parapara në kuadër të projektit “Bashkimi Evropian në Maqedoni – Kafe Pauzë me Ambasadën Italiane”
Në këtë ngjarje morën pjesë organizatat rinore, qytetarët, të punësuarit në SÇE, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të mediave të cilat patën rastin të takohen me Zëvendëskryetarin për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi dhe ambasadorin Italian z. Ernesto Beleli, i cili u prezantoi të pranishmëve vlerat, traditën dhe kulturën Italiane.
Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ambasada Italiane, vendosën që kafen pauzën e tyre ta kalojnë nën tingujt e muzikës Italiane, kafesë dhe ushqimit italian.
Qëllimi kryesor i kësaj ngjarjeje është afrimi i vlerave të BE-së dhe vendeve anëtare të tyre deri tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kyçja e të rinjve në promovimin e vlerave të BE-së, mundësia e çdo qytetari për tu përfshirë, si dhe bashkëpunimi joformal më i ngushtë me mediat.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se përfshirja e ambasadave – ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, në realizimin e këtyre ngjarjeve në të ardhmen, është edhe një dëshmi se ata me të vërtet janë miqtë tanë të afërt dhe se ata sinqerisht e përkrahin integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Projekti “Bashkimi Evropian në Maqedoni“ do të realizohet në bashkëpunim me ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, ku ngjarjet promovuese do të organizohen enkas për secilin shtet anëtar të BE-së, një herë në muaj.