Lajme
04.11.2014 17:24
Sot, 4 nëntor 2014, në vizitë pune në Sekretariatin për Çështje Evropiane, qëndruan përfaqësues të Ministrisë për Integrim Evropian të Republikës së Kosovës për shkëmbim të përvojave dhe praktikave të punës në drejtim të përgatitjes së versionit Nacional të Acquis.
Gjatë vizitës u diskutua për strukturën organizative të sektorit për përgatitjen e versionit nacional të acquis në Sekretariatin për Çështje Evropiane, eksperiencën e Republikës së Maqedonisë në këto procese, burimet e nevojshme njerëzore dhe bashkëpunimin me institucionet tjera relevante në vend dhe praktikat e aplikuara në 14 vitet e kaluara në fushën e përgatitjes të versionit të Nacional te acquis.