Lajme
31.10.2014 20:53
Në mjediset e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Zëvendëskryetari i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, sot kishte paraqitjen e tij në punëtorinë “Programet e Bashkimit Evropian, si mundësi e favorshme: Rezultatet e arritura dhe perspektivat e ardhshme". Ngjarja u organizua nga Ambasada Italiane në Shkup dhe Grupacioni Lattancio.
Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se qytetarët e Republikë së Maqedonisë mund të marrin pjesë në programet e Unionit për periudhën 2014-2020, siç janë: Horizont 2020, Evropa kreative, COSME, Erasmus+, Programi për punësim dhe inovacione sociale, Evropa për qytetarët, Shëndetësi, Jetë+, Dogana 2020, Tatime 2020 etj.
Sekretariati për Çështje Evropiane si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të aderimit të Republikës së Maqedonisë në Programet e Unionit, tanimë një kohë të gjatë bashkëpunon me ministritë dhe institucionet tjera, rreth qasjes në Programet e Unionit. Si rezultat i kësaj, Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë në periudhën e fundit me sukses ka marrë pjesë në “Programin e Shtatë Kornizë për hulumtim”, “Programin kornizë për konkurrencë dhe inovacion”, “Progres”, “Kulturë”, “Të rinj në aksion”, “Mësim gjatë gjithë jetës”, “Evropa për Qytetarët”, “Erasmus”, “Doganë”, “Fiskalis” etj.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, duke folur për përfitimet nga Programet e Unionit veçoi: “Programin e shtatë kornizë për hulumtim”, përmes të cilit për periudhën 2007-2013 janë realizuar 94 projekte, me buxhet prej 11.7 milion euro, Programin “Evropa për qytetarët”, në të cilin vendi ynë për periudhën 2007-2013 ka marrë pjesë me 58 projekte, në shumën prej 3.6 milion euro, programet “Mësim gjatë gjithë jetës” dhe “Të rinj në aksion”, përmes të cilëve gjtë viteve 2009-2013 janë financuar 387 projekte për të cilat janë ndarë 3.1 milion euro.
Zëvendëskryeministri iu falënderua Ambasadës Italiane dhe Grupacionit Lattancio për organizimin e ngjarjes së sotme dhe përvojën e këmbyer, që do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve tona në menaxhimin dhe shfrytëzimin e mundësive që ofrohen përmes Programeve të Unionit.
Programet e BE-së kanë për qëllim të nxisin bashkëpunimin mes vendeve anëtare, por edhe të vendeve kandidate mes të cilave është edhe Republika e Maqedonisë, të cilat mund të marrin pjesën to përmes pagesës së biletës hyrëse.
Qëllimi i programeve është nxitja e bashkëpunimit trans-nacional mes institucioneve qeveritare, sektorit civil, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, studentëve dhe subjektëve të tjerë, në fushën e politikave sektoriale, lehtësimit të qasjes tek informacionet, këmbimit të përvojave në arsim, hulumtimeve, të rinjve, kulturës, çështjes sociale, donacioneve etj.