Lajme
30.10.2014 15:36
Sot, në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi dhe Ambasadori i Delegacionit Evropian z. Aivo Orav, e promovuan Dokumentin Nacional Strategjik IPA II 2014-2020. Sot gjithashtu u nënshkrua marrëveshja për financimin e programit vjetor 2013, në kuadër të Programit IPA I, program për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.
Zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se nga viti 2014, filloi periudha shtatëvjeçare e planifikimit dhe zbatimit të ndihmës që Bashkimi Evropian ja ndan Republikës së Maqedonisë, në kuadër të Instrumentit të ri për Ndihmë Paraaderuese 2014-2020 apo i njohur si IPA II. Qeveria kohëve të fundit me përkushtim punonte në IPA II që nënkupton konsultim intensiv me administratën shtetërore, sektorin civil, komunitetin e donatorëve në bashkëpunim me partnerët tanë të Komisionit Evropian. Me këtë instrument Republikës së Maqedonisë do ti ndahen gjithsej 664,2 milion euro, për realizim të prioriteteve konkrete strategjike në më shumë fusha, mes të cilave demokracia dhe qeverisja, sundimi i së drejtës dhe të drejtave të njeriut, mjedisi jetësor dhe aksionet klimatike, transporti, konkurrenca dhe inovacionet, arsimi, punësimi dhe politika sociale, mekanizmat horizontal për bashkëpunim ndërinstitucional, bujqësia dhe zhvillimi rural. Në fjalën e tij, Aivo Orav theksoi se këto mjete janë dëshmi e partneritetit të fuqishëm mes nesh dhe se është i bindur që një ditë do të jemi anëtar të Unionit, dhe shtoi se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian është politikë e suksesshme, apo ndoshta edhe më e suksesshmja, dhe beson që ashtu edhe do të mbetet.
Sa i përket Marrëveshjes për Financim për vitin programues 2013, në kuadër të Programit IPA I, për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Greqisë, Zëvendëskryeministri theksoi se për këtë Marrëveshje, me të cilën mbyllet IPA I, mundësohet shfrytëzimi i 1,59 milion eurove plotësuese. Programi për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë është bashkëpunimi më cilësor në kuadër të IPA I.
Maqedonia dhe Greqia veç më kanë nënshkruar gjashtë marrëveshje të këtilla, me çka financohen më shumë se 50 projekte aktive me buxhet prej 11,4 milioni eurosh. Mes tjerash, programi jep edhe larmi, spektër të gjerë të projekteve, gjegjësisht mbulon shumë fusha të jetës së përditshme të qytetarëve në rajonin programor ndërkufitar - shëndetësi, efikasitet energjetik, sport, mjedis jetësor, përkujdesje për fëmijët, prodhim i ushqimit organik, kujdes për trashëgiminë kulturore, turizëm etj. Gjegjësisht, kjo flet për cilësinë e shkëlqyeshme të vetë programimit të këtij bashkëpunimi ndërkufitar, që në fillimet e tij nga viti 2007.
Shfrytëzues të marrëveshjeve të shpeshtën janë komunat, organizatat sportive, institucionet shëndetësore, institucionet arsimore, organizatat joqeveritare dhe subjekte të tjera.