Lajme
28.10.2014 15:20
Sot në mjediset e Sekretariatit për Çështje Evropiane u mbajt takimi i parë i Rrjetit të sapoformuar për komunikim BE/IPA. Në këtë takim morën pjesë Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, Ambasadori i Bashkimit Evropian, z. Aivo Orav, Ambasadorja e Republikë së Francës, z-nja Lorens Oer dhe përfaqësues nga 31 institucione shtetërore të cilët janë anëtarë të këtij rrjeti.
Nga folësit u theksua se koordinatorët e komunikimit për BE/IPA, në të ardhmen do të kenë rol të rëndësishëm në rritjen e dukshmërisë së fondeve evropiane, si dhe në sigurimin e transparencës për marrje të ndihmave nga Bashkimi Evropian dhe rritjes së vetëdijes tek publiku i gjerë për ndihmat e BE-së në vend, përmes së cilës do të kontribuohet në shfrytëzimin më efikas të Fondeve. Ata potencuan se projektet e vendit i ndjekin prioritetet e reformave që janë të domosdoshme për shtetin, ndërkaq roli i koordinatorëve të komunikimi, do të jetë informimi i qytetarëve për përfitimet që projekti i siguron në afrimin kah standardet e Bashkimi Evropian.
Rrjeti i komunikimit BE/IPA u themelua me qëllim të zbatimit të Strategjisë së Përgjithshme për Komunikim për IPA fondet, të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi vitin e kaluar, e cila ishte e mbështetur edhe me ndihmën teknike franceze.
Sekretariati për Çështje Evropiane ndërmori rolin e rëndësishëm të menaxhimit dhe zbatimit të kësaj Strategjie dhe Planit Akcional për IPA, të cilin më parë e kishte Sekretariati NIPAK, për çka janë planifikuar aktivitete konkrete për komunikim dhe vizibilitet. Kështu, publikut të gjerë do t’i mundësohet ndjekja e këtij procesi, edhe atë në nivel të transparencës që është në kuadër të pritjeve dhe kërkesave të Bashkimit Evropian për të njëjtën.
Në kuadër të IPA 2007-2013, janë alokuar rreth 614 milion euro, në kuadër të së cilave deri më tani janë realizuar apo janë në realizim e sipër rreth 650 projekte.
Në ciklin e ri programor 2014-2020 në kuadër të IPA II, për Republikën e Maqedonisë janë ndarë 664 milion euro.