Lajme
17.10.2014 15:58
Në Sekretariatin për Çështje Evropian në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sot u mbajt një diskutim me sektorin civil me rastin e marrjes së Raportit nga Komisioni Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2014, ku Zëvendëskryetari i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, shqyrtoi me të pranishmit gjetjet e Raportit, duke këmbyer kështu ide dhe mendime rreth të njëjtit.
Në fillim të takimit Besimi tha se SÇE synon thellimin e bashkëpunimit dhe praktikës së punës dhe konsultimit të përbashkët me organizatat civile për politikat relevante në procesin e aderimit, gjë që u notifikua edhe në Raport ku Sekretariati për Çështje Evropiane është shënuar si institucion që ka bërë hapa përpara në thellimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e koordinimit të ndërsjellë me organizatat qytetare.
Duke komentuar Raportin e progresit të Komisionit Evropian, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se është me një rëndësi të veçantë që edhe këtë vit Republika e Maqedonisë e ka marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian: “Na presin edhe shumë punë ku institucionet dhe organet kompetente duhet të bëjnë përpjekje serioze për zbatimin e reformave të nevojshme në vend,” – tha ai.
Besimi theksoi se është i rëndësishëm thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit mes Qeverisë dhe sektorit civil lidhur me gjetjet e dhëna në Raport, posaçërisht në periudhën e Programit Nacional të Legjislacionit Evropian për vitin 2015.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Besim i bëri thirrje sektorit civil për një kontribut aktiv. “Duke pasur parasysh se NPAA është dokument strategjik në të cilin parashikohen aktivitete për adresimin e gjetjeve të Raportit për progres, propozimet e tyre Organizatat Joqeveritare mund ti dorëzojnë në SÇE, deri më 1 nëntor 2014” – tha Besimi, duke shtuar se të njëjtat do t’u dorëzohen grupeve përkatëse të punës. “Në këtë mënyrë do të arrihet inkluzivitet dhe transparencë më e madhe, me çka do të kontribuohet në përgatitjen e një dokumenti më cilësor” – theksoi Zëvendëskryeministri Besimi në takimin me përfaqësues të organizatave joqeveritare.