Lajme
01.10.2014 15:38
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot qëndron për vizitë pune njëditëshe në Podgoricë, ku realizoi takim me Nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi dhe ministër për punë të jashtme dhe integrime evropiane, z. Igor Llukshiq.
Në takim u theksua rëndësia e integrimit sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, me qëllim të arritjes së stabilitetit, zhvillimit demokratik dhe ekonomik.
Zëvendëskryeministri Besimi duke u fokusuar në procesin e integrimit të Republikës Maqedonisë, i theksoi arritjet e fundit të vendit që kanë të bëjnë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku nënvizoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit tonë dhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ai informoi se Qeveria vazhdon me përkushtim të punoj në reformat në fushën e sundimit të ligjit, reformës zgjedhore, lirisë se shprehjes dhe mediave, gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe zhvillimit ekonomik dhe punësimeve.
Në takim Zëvendëskryeministri theksoi se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal në fushën e integrimeve në BE mund të jetë shumë e dobishme për vendet e rajonit dhe se do të dërgojmë mesazh pozitiv për përcaktimin tonë të fuqishëm për plotësim të kritereve për aderim. Zëvendëskryeministri Besimi shtoi se bashkëpunimi mes dy vendeve mund thellohet edhe më tepër me grupe të përbashkëta pune të cilat do të këmbejnë përvoja dhe do të ndajnë ide në nivel teknik.
Besimi mori përkrahjen e Llushiqit për iniciativën e Republikës së Maqedonisë për mbajtjen e konferencës rajonale në nivel ministror për integrim në BE, e planifikuar për periudhën në vazhdim, në të cilën është paraparë të marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor (vendet kandidate dhe kandidate potenciale) dhe Turqia, si dhe vendet anëtare të BE-së nga rajoni dhe përfaqësues të lartë të BE-së.
Dy bashkëbiseduesit theksuan se presin që bashkëpunimi i suksesshëm bilateral të vazhdojë edhe në të ardhmen.