Asociacion i Çivning bursistëve në Maqedoni me mbështetjen e Ambasadës britanike në Shkup sot i promovon kushtet, mundësitë dhe përfitimet nga Çivning bursat, me ç"ka u shënuan 20 vjet nga kjo bursë në Maqedoni edhe në 30 vite në nivel global.
Ambasadori britanik në Republikën e Maqedonisë Çarls Garet theksoi se Çivning bursat janë mundësi për studim në fakultete të shkëlqyera në Britaninë e Madhe me ç"ka studentët bëhen anëtarë të rrjetit ndërkombëtar të bursave.
Zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi, i cili është Çivning bursist nga viti 2007 theksoi se Çivning programi është mundësi e shkëlqyer që të rinjtë në Republikën e Maqedonisë për fitimin e arsimit në universitetet e renomura botërore, por edhe për njohjen dhe bashkëpunim me kulturat e ndryshme të të rinjëve në tërë botën. Studentët, siç sqaroi, kanë mundësi për këmbim të ideve, motivim për të ardhmen, të mësojnë nga literatura më e re, trendet më të reja në teorinë dhe praktikë në nivel botëror, si dhe transparencën e mendimit kritik.
"Ju edukon të jeni të gatshëm në kritikat e jashtme dhe argumentet t"i mbroni, gjegjësisht t"i promovoni idetë tuaja. Kjo kalon në një proces të hapur, korrekt, konstruktiv dhe qasje profesionale, vini me fitim të vetëbesimit më të madhe për atë që e bëni. Kjo kontribuon jo vetëm për karrierën personale, por edhe më gjerë në shoqëri për përmirësimin e jetesës dhe rëndësinë nga kjo vepër, si dhe krijimin e shoqërisë së avancuar dhe të shëndoshë në vendin prej nga vini. Çivning bursat japin vlerë shtesë te të rinjtë dhe bëjnë urë të bashkëpunimit afatgjatë mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe", nënvizoi Besimi.
Lidhur me përvojën personale, zëvendëskryeministri për eurointegrime tha se i ka ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e aspeketeve profesionale në ekonomi, financa dhe bankieri.
"Pata mundësinë të jem në detyra të larta profesionale dhe institucione në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë vendimet siç ishte Banka Botërore, po edhe në jetën politike dhe veprimin politik" shtoi Besimi.
Kryetarja e Asociaonit të Maqedonisë Çivning Alumini Ana Meshkovska, e cila është bursiste e menaxhementit dhe inovacioneve organizuese në vitin 2012, theksoi se studimet njëvjeçare në Mbretërinë e Bashkuar ia kanë ndryshuar perspektivat nga të gjitha aspektet e jetës, por edhe i kanë mundësuar edhe kontakte me studentë nga mbarë bota.
Burimi: MIA