Lajme
15.9.2014 16:30
Sot, Sekretariati për Çështje Evropiane u vizitua nga delegacioni i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian i udhëhequr nga zoti Dejvid Kulen i cili realizoi takim me ekipin e Sekretariatit për Çështje Evropiane që koordinon procesin e integrimit evropian i udhëhequr nga Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet kyçe të Maqedonisë në procesin e eurointegrimeve, me ç’rast fokus i veçantë u vendos në arritjet e fundit në fushat e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, liria e të shprehurit dhe mediat, gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet e mira ndëretnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi rajonal, reformat zgjedhore dhe aktivitetet lidhur me kriteret ekonomike.
Mes tjerash në takim u bisedua edhe për arritjet në kuadër të Planit Aksionar dhe për aktivitetet e parapara me Programin Nacional për Miratimin e të Drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), ndërkaq u bisedua edhe për rrjedhën e zbatimit të IPA I dhe planifikimit të programeve të reja në kuadër të IPA II.
Në kuadër të vizitës, delegacioni i Drejtoratit të Përgjithshëm për zgjerim realizoi takim edhe me Sektorët e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Vizita e delegacionit të Departamentit për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtoratit të Përgjithshëm për zgjerim u realizua në periudhë kur pritet të publikohet Raporti i ri i progresit për Maqedoninë.