Konkurse
23.9.2019 15:11
SHPALLJE PUBLIKE
Për angazhimin e vullnetarëve në Sekretaritin për Çështje Evropiane
Sekretariati për Çështje Evropiane , në pajtim me Ligjit për punë vullnetare ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 85/2007, 161/2008, 147/2015 dhe 124/2019), në pajtueshmëri me Programin për vullnetarizëm të Sekretariatit për Çështje Evropiane.
për vitin 2019, shpall
SHPALLJE PUBLIKE
Për angazhimin e personave vullnetarë në Sekretariatin për Çështje Evropiane me qëllim përafrimin e punës së administratës shtetërore deri te të rinjtë, dhe njëherit dhënien e mundësisë për fitim e përvojave me të cilën më lehtë të konkurrohet në tregun e punës. Sekretariati për Çështje Evropiane mundëson vullnetarizëm për studentët e interesuar ose student të diplomuar. Vullnetarizmi do të jetë në periudhën nga data 01.10.2019 deri në datë 31.12.2019 për studentë të cilët ende nuk kanë diplomuar në fakultetin përkatës në të cilën studiojnë, si dhe për studentë të diplomuar.
Ju potencojmë se vullnetarëve të angazhuar do t’ ju paguhen të ardhura për harxhimet e rrugës dhe ushqimit, sipas nenit 10 nga Ligji për punë vullnetare ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 85/2007, 161/2008, 147/2015 dhe 124/2019) më së shumti deri më 15%nga rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti i kaluar. Pas përfundimit të vullnetarizmit, Sekretariati për Çështje Evropiane nuk merr si obligim punësimin e vullnetareve.
Për shkak të nevojave të Sekretariati për Çështje Evropiane do të jenë të angazhuar 15 ( (pesëmbëdhjetë) vullnetarë dhe atë nga :
1 .Fakulteti Filologjik-gjuhë dhe letërsi shqipe-3 (tre)
2.Shkencave ekonomike-3 ( tre)
3. Fakulteti Juridik- 2 (dy)
4. Studime evropiane- 2 (dy)
5. Marrëdhënie ndërkombëtare-2 (dy)
6. Studime politike- 2 (dy
7. Siguri- 1 (një)
Kandidatët e interesuar të dorëzojnë letër motivuese, biografi të shkurtër, dhe kopje të indeksit/diplomës/ certifikatës për mbarimin e shkollimit të lartë në adresë: ,,Kej Dimitar Vllahov“ nr. 4, 1000 Shkup, me shënim “Për Shpalljen publike për angazhimin e vullnetarëve“
Per shkak të numrit jo të mjaftueshëm të kanatëve të paraqitur, afati vazhdohet deri më 10.10.2019