Lajme
11.9.2014 16:14
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, Sh.S. Dr. Christine D. Althauser.
Në fillim të takimit Zëvendëskryeministri uroi ambasadoren për funksionin e saj të ri dhe njëherësh ju falënderua për mbështetjen që Republika e Maqedonisë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor e marrin në vazhdimësi nga Republika e Gjermanisë, duke marr si shembull mbështetjen e dhënë rishtas në Konferencën e mbajtur në Berlin. Në konferencë u dërgua mesazh i qartë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të kenë mundësi të anëtarësohen në Bashkimit Evropian kur do t’i mbushin kushtet për anëtarësim.
Në takim, Besimi potencoi se integrimi euro-atlantik mbetet prioritet thelbësor dhe strategjik i vendit tonë. Njëherësh potencoi rezultatet kyçe të arrira në drejtim të reformave në gjyq, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore si dhe në rritjen ekonomike dhe të punësimeve.
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral Gjermania mbetet përkrahës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë, përmes modaliteteve të ndryshme të bashkëpunimit me projekte.
Së fundmi, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se pret që progresi i realizuar të jetë respektivisht i shënuar dhe i vlerësuar në raport-progresin e vjeshtës, duke pasur parasysh se raporti është dokument në bazë të së cilës përcaktohen prioritetet për zbatim të mëtejshëm të procesit të reformës.