Lajme
10.9.2014 15:14
Në prag të Raportit të vjeshtës dhe në kuadër të EU Agjendës 2014 të Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, i shoqëruar nga të punësuarit e sektorëve për IPA dhe Eurointegrime realizoi vizitë pune në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ku u takua me ministrin Mihaill Cvetkov, përfaqësues të kësaj ministrie si dhe përfaqësues të Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Në takim u bisedua për shkallën e përgatitjes së akteve ligjore dhe nënligjore, me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të vendit me të drejtën e BE-së në pjesën e politikës së bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe politikës fitosanitare.
Zëvendëskryeministri Besimi dhe bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mësimet e marra dhe sfidat gjatë IPA-s aktuale, në drejtim të planifikimit të suksesshëm të IPA 2. U shqyrtua edhe shkalla e shfrytëzimit të mjeteve që qëndrojnë në diskonim përmes Instrumentit për ndihmë para-aderuese – IPA dhe të cilat janë posaçërisht të rëndësishme për realizmin e reformave në bujqësi.
Besimi theksoi se fondet evropiane janë të dedikuara së pari për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e pastaj janë me rëndësi të veçantë edhe për përafrimin e vendit drejt Bashkimit Evropian përmes investimit në zhvillimin socioeknomik si dhe harmonizimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së.
Seria e vizitave me karakter pune “BE-IPA Koordinime Institucionale” të zëvendëskryeministrit Besimi do të vazhdojnë me të gjitha institucionet shfrytëzuese të fondeve të IPA-s dhe implementuesve të NPAA, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë për të gjitha aspektet e shfrytëzimit të këtyre fondeve, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, njoftimit, plotësimit të parakushteve për implementim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspektet e sistemit për menaxhim, kapacitetet institucionale dhe administrative, respektimin e procedurave për shfrytëzim të këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinuese si dhe shqyrtimin e statusit të realizimit të aktiviteteve të parashikuara me NPAA.