Lajme
10.9.2014 12:48
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë, Sh.E. Jacek Multanovski.
Në fillim të takimit, Zëvendëskryeministri Besimi e uroi ambasadorin për funksionin e ri, si dhe e uroi për zgjedhjen e Kryeministrit të Polonisë, Donalld Tusk për Kryetar të Këshillit të Evropës.
Duke i uruar punë të suksesshme gjatë mandatit, zëvendëskryeministri Besimi bisedoi për integrimin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit të vendit lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku gjithashtu theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit tonë dhe i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ambasadori i Polonisë Multanovski, theksoi se Republika e Polonisë është e përkushtuar fuqishëm në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë ta përkrah Republikën e Maqedonisë në këtë rrugë, duke theksuar se qëndrojnë në disponim për këmbimin e përvojave të tyre rreth implementimit të reformave dhe plotësimit të kritereve të Bashkimit Evropian.
Dy bashkëbiseduesit theksuan se marrëdhëniet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Polonisë edhe më tej do të vazhdojnë, ndërsa do të kontribuohet edhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, arsimit, shkencës, shëndetësisë, gjyqësisë dhe sundimit të ligjit, të cilat paraqesin forcë lëvizëse të vendit kah BE.