Lajme
09.9.2014 12:15
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane dr. Fatmir Besimi, sot u takua me ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. z. Petrit Bushati.
Zëvendëskryeministri përgëzoi ambasadorin e ri për emërimin e tij dhe shfrytëzoi rastin t’ia urojë edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të dyja shtetet si dhe për vizitën e fundit të zëvendëskryeministrit Besimi në Shqipëri, ku u shqyrtuan mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit të deritanishëm me iniciativa konkrete në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave dhe kapaciteteve në disa sfera si janë sfera e eurointegrimeve dhe fondeve IPA, formimi i grupeve punuese në nivel teknik, vendosja e praktikave për bashkëpunim rajonal me iniciativa të përbashkëta rajonale si dhe formalizimi i këtij bashkëpunimi me nënshkrimin e Memorandumit për Bashkëpunim.
Në takim u potencua se perspektiva euroatlantike është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.