Lajme
05.9.2014 14:41
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot qëndron ne vizitë njëditore në Vienë, ku realizoi takim me Ministrin Federal për Integrim Evropian dhe punë të jashtme të Republikës së Austrisë z. Sebastijan Kurz, z. Mihael Linhart Sekretar i Përgjithshëm dhe z. Jan Kikert drejtor politik në ministrinë e punëve të jashtme të Republikës së Austrisë.
Në takim u bisedua për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë, si dhe për arritjet e fundit ta vendit sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ku Besimi potencoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonsië.
Ai informoi se Qeveria vazhdon të punojë me përkushtim në reformat në sferën e sundimit të së drejtës, reformës zgjedhore, lirisë së shprehjes dhe mediumeve, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimit të marrëdhënieve të ndëretnike të bazuara në principin e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës, si dhe rritjen ekonomike dhe punësimit. Në këtë kontekst, Besimi informoi për arritjet kryesore në periudhën e kaluar, të cilat janë në drejtim të përputhjes së mëtutjeshme të legjislacionit nacional me të drejtën evropiane dhe përmirësimin e dosjes për zbatimin e ligjeve.
“Duke marrë parasysh përpjekjet e ndërmarra nga Qeveria në pamje të procesit reformues, presim që progresi të shënohet në raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian për progresin dhe edhe njëherë të na përsëritet rekomandimi për fillimin e negociatave. Fillimi i procesit të negociatave dhe anëtarësimi në Bashkim është me një rëndësi të veçantë në pamje të ardhmërisë të vendit tonë” – shtoi Besimi.
Zëvendëskryeministri Besimi shprehi falënderim për angazhimin e Austrisë për inkuadrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, dhe veçanërisht për mbështetjen për fillimin e negociatave aderuese me Republikën e Maqedonisë, e vërtetuar në konferencën e qershorit dhe të vitit të kaluar për Ballkanin Perëndimor si dhe në konferencën e paraparë për vitin e ardhshëm, nikoqir i së cilës është pikërisht Austria. Iniciativat rajonale të këtij lloji mund të kontribuojnë drejt tejkalimit të përbashkët të sfidave, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të rajonit në Bashkimin Evropian.
“Të dy vendet shënojnë 20 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, kanë bashkëpunim të shkëlqyer në nivel politik dhe ekonomik, Austria është investitor i rëndësishëm i huaj në Republikën e Maqedonisë, i dyti për nga madhësia, me investime prej rreth 485 milion eurosh. Kompanitë austriake janë prezent në energjetik, telekomunikacion, banka, sigurime, kryesisht në sektorin shërbyes” – theksoi Besimi.
Bashkëbiseduesit theksuan se presin që bashkëpunimi i suksesshëm në sferën e ambientit jetësor, arsimit dhe shkencës, kulturës, zhvillimit ekonomik, punëve të brendshme, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe mbështetja për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë të vazhdojë edhe në të ardhmen.