Lajme
25.8.2014 15:21
Sekretariati për Çështje Evropiane, në pritje të raportit të vjeshtës së Komisionit Evropian, realizon një cikël më intensiv të BE-IPA vizitave institucionale, me qëllim që të ndiqet dinamika dhe intensifikimi i aktiviteteve lidhur me të njëjtën.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, bashkë me sektorët përgjegjës për çështje të fushës së IPA-së dhe BE-së, realizoi një takim për punë me Ministrin e Shoqërisë Informatike z. Ivo Ivanovski dhe përfaqësues të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si pjesë e ciklit të vizitave “BE-IPA Koordinim Institucional”.
Në takim, theks i veçantë iu dha shqyrtimit të statusit të realizimit të aktiviteteve nga Programi kombëtar i reviduar për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) dhe Planit të Veprimit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në komisionin Evropian. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për kriteret politike, d.m.th. për Lirinë e shprehjes/lirinë e mediumeve, për Reformat e administratës publike, për Kreun 3.10, shoqërinë e informacionit dhe mediave, si dhe për Përmirësimin e sistemit për Ndërveprim që shërben për të lidhur institucionet shtetërore.
Në takim u diskutua për përdorimin e deritanishëm të IPA fondeve në sektorin e shoqërisë informative dhe administratës publike si dhe për sfidat në realizimin e projekteve/programeve, planeve për përdorimin e IPA-së së ardhshme në periudhën vjetore 2014-2020, si dhe rishqyrtimin e aktiviteteve për përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit në shfrytëzimin e IPA-së.
Në fushën e reformës së administratës publike, me mbështetje të Bashkimit Evropian përmes Instrumentit për ndihmë para aderimit (IPA), sigurohet një kontribut i rëndësishëm për përforcim institucional. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që nga krijimi i këtij instrumenti nga ana e Komisionit Evropian, shfrytëzon fonde për implementim e projekteve të rëndësishme në reformën e administratës publike. Gjegjësisht, në kuadër të IPA 1 në periudhën vjetore prej 2007 gjer më 2013 janë përgatitur tërësisht 10 projekte në një shumë totale diku rreth 9.4 milionë euro.
Vizitat punuese “BE – IPA Koordinim Institucional”, zëvendëskryeministri Besimi do të vazhdojë ti realizojë në periudhën e ardhshme me të gjitha institucionet që janë përdorues të IPA fondeve dhe zbatues të Programit kombëtar të reviduar për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA), me qëllim që në mënyrë të drejtpërdrejtë të informojë për të gjitha aspektet e përdorimit të IPA-së, duke pasur parasysh çështjet e programimit, zbatimit teknik, monitorimit, informimit, përmbushjes së parakushteve për zbatim të suksesshëm të projekteve/programeve, si dhe aspekteve të sistemit të menaxhimit, kapaciteteve institucionale dhe administrative, respektimin e rregulloreve për përdorimin e këtyre mjeteve, funksionimin e mekanizmave koordinative si dhe rishqyrtimin e statusit për realizim të aktiviteteve të parapara në NPAA.