Sfidat dhe perspektivat e të rinjve në Maqedoni, mundësia që sa më shpejtë ato të bëhen qytetarë evropianë dhe të kontribuojnë për idenë paqësore dhe konceptin e Evropës së zhvilluar ishin temë e diskutimit "Të rinjt aktivë-element kyç për zhvillimin shoqëror" që sot me rastin e Ditës ndërkombëtare të të rinjve e organizuan Sekretariati për çështje evropiane dhe Zyra e programit për zhvillim të KB-së në Maqedoni.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi informoi për mundësitë që i kanë të rinjtë në Maqedoni si në raport të projekteve të BE-së të destinuara për popullatën e re, ashtu edhe për mundësitë e krijuara nga Qeveria.
Në lidhje me projektet e BE-së, ai veçanërisht si të vlefshëm e veçoi "Erazmus plus", i cili ka të bëjë me të rinjtë, arsimimin dhe sportin, ndërsa i cili ofron mundësi për individë, për subjekte juridike dhe për universitete përmes programeve të ndryshme për arsim, trajnim dhe aktivitete tjera për të rinjtë.
"Apeloj deri te të gjithë të rinjtë që ta shfrytëzojnë mundësinë të aplikojnë në Agjencinë për të rinj dhe sport, ku ka shpallje të publikuar për vitin 2014. Veçmë janë ndarë tre milionë euro për Republikën e Maqedonisë të cilat mund të shfrytëzohen për projektet e të rinjve në vend. Të rinjtë si një strukturë në shoqëri gjithsesi paraqesin segment të vlefshëm për zhvillimin. Ajo që për ne është e rëndësishme është ta nxitim atë potencial që ekziston te të rinjtë në Republikën e Maqedonisë dhe të jenë një model për zhvillimin, për krijimin e të ardhmes me standarte më të larta dhe jetesë më cilësore dhe me vende të reja të punës", tha Besimi.
Në atë kontekst, krahas mjeteve dhe projekteve të BE-së, shtoi, Qeveria veçmë ka miratuar strategji për të rinjtë. Njëherit, zbatohen projekte që kanë të bëjnë në punësimin e të rinjve deri në moshën 29 vjeçare, si dhe dhënia e kredive për sektorin privat për ndërmarrjet e vogla të cilat veçmë do të fillojnë biznes të ri.
"Këtë vit janë shfrytëzuar 85 kredi për të rinj për iniciativa në biznes. Gjithashtu, në sektorin privat ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat do të punësojnë të rinj deri në moshën 29 vjeçare kanë lehtësime të ndryshme me qëllim që të përmirësohet punësimi te gjeneratat e reja", sqaroi zëvendëskryeministri për eurointegrime.
Në drejtim të motivimit të të rinjve, tha, është edhe sjellja e të ashtuquajturit intership, ku të rinjtë para përfundimit të fakultetit ose pas përfundimit kanë mundësi gjatë gjithë vitit të përfshihen në institucionet shtetërore. SÇE ka lidhur edhe memorandum për mirëkuptim me të gjitha universitetet në RM përkatësisht me universitetet shtetërore me qëllim që studentët më të mirë të mund të aplikojnë dhe të kyçen në punën e Sekretariatit dhe në përgjithësi në institucionet shtetërore. Ai projekt veçmë është në fazën e realizimit.
Luiza Vinton koordinuese e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, tha se KB-ja kanë ditë të veçantë për të rinjtë për shkak të llojit të veçantë të sfidave me të cilat ato janë përballur si në nivel botëror ashtu edhe në vend. Sfidë më e madhe për to thotë është papunësia.
"Në nivel botëror kemi rreth 73 milionë të rinj të papunësuar, ndërsa në këtë vend përqindja e papunësisë te të rinjtë është mbi 50 për qind. Ekzistojnë mënyra dhe porosi si mund të zgjidhet ky problem, gjithsesi me pjesëmarrje të vetë njerëzve të rinj ashtu që në këtë ditë dëshirojmë ta shfrytëzojmë mundësinë dhe të dëgjojmë ide nga të rinjtë se si mund të zgjidhet ky problem. Shohim mundësi të mëdha në ato aspekte që ekzistojnë për formimin e vendeve të reja të punës për njerëzit e rinj, por gjithashtu shohim mundësi të mëdha edhe në vetë procesin e eurointegrimit", tha Vinton.
Dita ndërkombëtare e të rinjve shënohet më 12 gusht. Është vendosur në vitin 1999 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Sivjet tema është "Të rinjtë dhe shëndeti mental" pasi që shpesh të rinjtë të cilët ballafaqohen me probleme të këtilla etiketohen dhe kjo i demotivon për të kërkuar ndihmë apo mbështetje.