Lajme
07.7.2014 15:33
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot (07.07.2014) morri pjesë në seancën e Komisionit për çështje Evropiane në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë ku u prezantuan Programi dhe Prioritetet e Presidencës Italiane me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2014 nga ana e Ambasadorit të Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë SH.T. Ernesto Masimino Beleli.
Zëvendëskryeministri Besimi i drejtoi urime ambasadorit Italian për Presidencën e Republikës së Italisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe uroi që Republika e Italisë me sukses të realizojë prioritetet e hartuara veçanërisht në pamje të procesit të zgjerimit të Bashkimit dhe integrimit të vendeve të rajonit.
“Është veçanërisht i rëndësishëm zgjerimi i cili është një nga prioritetet e Evropës. Integrimi i Republikës së Maqedonisë mbetet prioritet strategjik, dhe proceset evropiane kanë mbështetjen e plotë të gjithë spektrit politik përfshirë edhe opozitën. Maqedonia vazhdon të punojë në prioritetet të cilat dalin nga raporti I progresit dhe konkluzionet e Këshillit Evropian ku prioritet janë reformat gjyqësi dhe gjykatë e pavarur dhe përforcim I besimit në institucione, të drejtat e njeriut, liria e shprehjes, marrëdhëniet e mira ndëretnike si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore” theksoi zëvendëskryeministri Besimi.
Ambasadori i Republikës së Italisë, SH.T. Ernesto Masimino Beleli informoi se Italia do të drejtojë presidencën nën moton “Evropa, fillim i ri” dhe prezantoi prioritetet e saj të cilat janë vendosur në tre shtylla kryesore: Nxitje e rritjes ekonomike dhe punësimit, BE si sferë e demokracisë, të drejtave dhe lirisë dhe Roli i BE-së në kuadër global.
Ambasadori njëkohësisht theksoi se politika e zgjerimit mbetet prioritet strategjik dhe mjet elementar për promovimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në Evropë. BE duhet të demonstrojë kredibilitet dhe përkushtim të qartë në procesin e zgjerimit, me qëllim të motivojë vendet kandidate dhe potenciale kandidate të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme drejt realizimit të progresit në procesin e aderimit.
Në fjalimin e tij ambasadori Beleli potencoi edhe gatishmërinë e Italisë për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në procesin e plotësimit të kritereve Evropiane në rrugën e saj drejt aderimit në Bashkimin Evropian.
Në fund Besimi theksoi traditën e suksesshme të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë, e cila vazhdimisht promovohet dhe ndan vizion të përbashkët për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.