Lajme
04.7.2014 17:12
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi sot u takua me Kryetarin e Asociacionit Evropian të Biznesit z. Gligor Bishev dhe Drejtorin Ekzekutiv z. Dimitar Ristovski.
Në takim u bisedua për perspektivat e bashkëpunimit të ardhshëm mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Asociacionit Evropian të Biznesit në aspekt të shfrytëzimit të fondeve evropiane, reformat në legjislacion si dhe shkëmbim i përvojave nga kompanitë evropiane investitor në Republikën e Maqedonisë.