Lajme
09.5.2014 14:51
Këtë vit për herë të dytë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Fatmir Besimi ishte nikoqir në “BE Mëngjesin” i cili u mbajt në Klubin e Deputetëve dhe u organizua me rastin e manifestimit të 9 Majit – Ditës së Evropës, ditë kur festojmë paqen, sigurinë dhe stabilitetin që paraqesin simbole të Bashkimit Evropian.
Të ftuar në mëngjes ishin Kori diplomatik i vendit, ministri Popovski, zëvendëskryeministri Xhaferi dhe zëvendëskryeministrat e mëparshëm për çështje evropiane. Me këtë rast të pranishmëve ju drejtuan zëvendëskryeministri Besimi dhe ambasadori Orav.
Në fillim të fjalës së tij zëvendëskryeministri Besimi i përkujtoi me respekt viktimat e luftërave të ish Jugosllavisë, Gadishullit Ballkanik, Evropës dhe botës.
Duke cituar Shumanin ai theksoi “Paqa botërore nuk mund të ruhet pa bërë përpjekje kreative proporcionale me rreziqet që e kërcënojnë.” Nevoja për “Përpjekje proporcionale kreative” për vendosje të paqes dhe stabilitetit jehon edhe 64 vite më vonë.
Duke theksuar vlerat evropiane që festohen sot, duhet të tejkalojmë së bashku pengesat që qëndrojnë në rrugën e vendit tim drejtë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke gjetur zgjidhje që do të bashkojë dhe jo të largojë; që mbështesin pjesëmarrje dhe jo ndarje dhe nxisin përfshirje dhe jo përjashtimi – theksoi Besimi.
Në fund ai edhe një herë përgëzoi Bashkimin Evropian për krijimin e një Evrope demokratike, prosperuese të ndërtuar mbi parimin e solidaritetit.
Në ceremoni, si pjesë të projektit “Të rinjtë për Evropën”, zëvendëskryeministri Besimi u dorëzoi certifikatë Falënderimi “Një ditë për Evropën” studentëve nga Fakulteti i Artit të Muzikës – Shkup, Fakulteti i Arteve – Tetovë dhe nxënësve të Shkollës së Mesme të Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski Luj – Shkup, si rezultat nga bashkëpunimi i realizuar dhe begatimin e evenimentit përmes tingujve të kuarteteve të tyre.
Zëvendëskryeministri Besimi me rastin e Ditës së Evropës, sot mori pjesë edhe në Akademinë solemne të organizuar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, si dhe në Hepeningun i cili u mbajt në Sheshin Jadran në Shkup.