Lajme
06.5.2014 12:30
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Europës – 9 Maj dhe në vazhdimësi të takimeve të mbajtura, sot Zëvendëskryeministri i Qeverisës së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi u takua me Forumin e zëvendëskryeministrave të mëparshëm për çështje evropiane, takim që paraqet një mundësi të shkëlqyer për këmbimin e mendimeve, ideve dhe përvojave.
Në takim të pranishmit potencuan se integrimet evropiane janë prioritet i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë, e në këtë drejtim u theksua edhe përcaktimi i fuqishëm i vendit për integrim sa më të shpejtë në BE.
Njëherit, në këtë takim u shfrytëzua mundësia për informim të zëvendëskryeministrave të mëparshëm për statusin e procesit reformues të paraparë me Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë (DANL), shfrytëzimin e IPA fondeve, si dhe përgatitjet për IPA 2014-2020.
Në Forum u diskutua edhe për ngjarjet aktuale në rajon dhe procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, si dhe lëvizjet ekonomike në Europë.