Lajme
20.2.2014 12:01
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë dhe ministër për punë të jashtme të Republikës së Greqisë dhe kryetar i Këshillit për punë të përgjithshme të Bashkimit Evropian Sh.T. zoti Evangelos Venizelos.
Besimi i dëshiroi mirëseardhje venizelos duke vlerësuar vizitën si mundësi e përkryer për të biseduar për eurointegrimet dhe përforcimin e bashkëpunimit. Nga ana e Venizelos u prezantuan prioritetet e kryesimit grek me Këshillin e BE-së. Njëherit, Besimi i uroi realizim të suksesshëm të prioriteteve të planifikuara dhe potencoi se kjo është e rëndësishme edhe për Maqedoninë duke pasur parasysh se anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian paraqet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë.
Gjithashtu Besimi theksoi nevojën dhje rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të frymës pozitive të Samitit të Selanikut 2003 dhe Strategjisë për zgjerim të BE-së për Ballkanin Perëndimor 2013-2014. Në takim u diskutua shkalla e realizimit të konkluzioneve të dhjetorit të Këshillit të BE-së. Në këtë drejtim, Besimi theksoi rëndësinë e Dialogut Aderues të Nivelit të Lartë – HLAD, si dhe përpjekjet që ka ndërmarrë Qeveria Republikës së Maqedonisë në aspekt të reformave dhe promovimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore lidhur me çështjet e hapura me qëllim tw fillimit të negociatave me BE-nw dhe përshpejtim të eurointegrimeve.
Sa i përket DANL, Besimi theksoi se Republika e Maqedonisë bën përpjekje dhe edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet për arritje të rezultateve për të siguruar një dinamikë të caktuar dhe kontinuitet në zhvillimin demokratik, me çka presim të përfitojmë një besim më të madh nga vendet anëtare të unionit. Mes reformave më të rëndësishme të periudhës së fundit që ai i potencoi në takim ishin: progresi lidhur me kornizën ligjore për mediat dhe avancimi i dialogut me gazetarët, sjellja konsensuale e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ligjet e sjella në sferën e reformave në administratën publike, aktivitetet për zvogëlim të papunësisë me fokus të veçantë në gjeneratat e reja. Ai informoi edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe rëndësinë e ruajtjes së marëdhënieve të mira ndëretnike. Besimi informoi edhe për miratimin e Programit para-aderues ekonomik për periudhën 2014 – 2016, si dhe për planet për përgatitje të një draft dokumenti nacional për konkurrencë.
Ndër të tjera ai theksoi se presim që me përpjekje të mëtejshme të kalojmë në hapje të fazës së dytë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me qëllim të përmirësimit të mëtejshëm të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë dhe arritjen e asociimit së plotë.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, ku Republika e Greqisë është theksuar si një nga partnerët më të rëndësishëm tanë tregtarë dhe një nga investitorët më të mëdhenj të huaj në vend. Gjithashtu u potencua edhe përvoja pozitive që e kanë të dy vendet nga bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të Instrumentit të BE-së për Asistencën e Para -anëtarësimit - IPA .
Në periudhën 1996-2006. para formimit të Instrumentit IPA, bashkëpunimi në fushën e ndihmës së UE-së midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, kryesisht zhvillohej për projektet e programit PHARE dhe CARDS në vlerë totale prej rreth 50 milion euro. Pas kësaj, në vitin 2007 , me themelimin e instrumentit të IPA-s, ky bashkëpunim vazhdoi me sukses në formën e Programit IPA CBC Maqedoni - Greqi 2007-2013.
Në kuadër të këtij programi pjellor dhe të suksesshëm, i cili është më kualitativi ( në bazë të rezultateve dhe cilësive të projekteve ) nga të gjithë Bashkëpunimet bilaterale IPA-CBC Programe për bashkëpunim ndërkufitare në të cilat merr pjesë Republika e Maqedonisë, Zëvendës Kryeministri Besimi theksoi se deri më tani ka pasur tre thirrjet për propozim projekte nga të cilat janë miratuar për financimin gjithsej 38 projekte, me vlerë totale prej 7.23 mil euro EU fonde, për disa prej të cilave më veç janë nënshkruar marrëveshje për grante, ndërsa disa tashmë janë zbatuar plotësisht. Në vazhdim është Vlerësimi i i thirrjes të tretë, pas së cilës ( gjatë tremujorit të dytë të këtij viti ) do ketë nënshkrime të marrëveshjeve të mëtejshme për grante, me çka pritet kjo shumë të rritet afërsisht deri në 9.5 mil euro.
Në takim u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e bashkëpunimit ndërkufitar , por edhe gjetjen e mënyrave të reja të bashkëpunimit në Fondet Strukturore ardhshme .