EU / IPA Proekte të suksesshme
Informimi i qytetarëve dhe këmbimi i përvojave me partnerët nga Republika e Greqisë, përgatitja e studimit teknik përmes të cilit do të definohet kapaciteti i shfrytëzuesve potencial të ngrohjes qendrore (shkollat fillore dhe të mesme, foshnjoret, institucionet publike) përmes përdorimit të energjisë nga termocentrali REK-Manastir, në territorin e Komunës së Manastirit dhe Novaci dhe të përcaktohet baza e rrjetit të gypave të ujit të ngrohtë në territorin e dy komunave. Amvisëritë do të ulin shpenzimet për më shumë se gjysmën e asaj që kanë shpenzuar, nëse ngrohen me naftë apo me rrymë elektrike (do t’i ulin për 56% nëse ngrohen me naftë, 52% nëse ngrohen me rrymë elektrike dhe nëse ngrohen me mazut 43%). Kostoja e ngrohjes së amvisërive nga ngrohtorja do të jetë për 15% më lirë se ngrohja me pelet, ndërsa përafërsisht e njëjtë me ngrohjen me dru.
Hapësirat afariste duke përfshirë këtu edhe institucionet publike do t’i ulin shpenzimet për 40% nëse përdorin naftë dhe 20% nëse përdorin mazut.
Gjithashtu e rëndësishme ishte përvoja e partnerëve nga Greqia për mënyrën e kyçjes në sistemin e ngrohtores dhe matja e energjisë së shfrytëzuar nga amvisëritë para së gjithash në ndërtesat ku të gjithë banorët nuk duan të kyçen në sistem.
SÇE: Si u informuat për Thirrjen për propozimet për projekte prej programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? A janë mjaftueshëm të kapshme Thirrjet për propozim projekte?
VT: Informatat për të gjitha thirrjet e BE, Komuna e Manastirit i merr drejtpërdrejt nga EU info pikat pranë Komunës së Manastirit, e cila është e lidhur drejtpërdrejtë me EU info qendrën pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Kështu, Komuna e Manastirit krahas asaj që rregullisht informohet për thirrjet për IPA programin për bashkëpunimin ndërkufitar, gjithashtu ndërmjetëson edhe në organizimin e info sesioneve për këto thirrje.
SÇE: Si ju lindi ideja për të aplikuar me këtë projekt? A kishit nevojë për ndihmë institucionale gjatë aplikimit?
VT: Projekti për ngrohtore të rajonit me energji ngrohjeje nga termocentrali REK-Manastir daton që nga ndërtimi i vetë termocentralit. Me realizimin e këtij projekti përmes hulumtimeve që janë bërë dhe studimeve teknike që janë bërë, edhe një herë u konfirmua arsyeja dhe domosdoshmëria si nga aspekti ekonomik ashtu edhe në aspekt të mbrojtjes së ambientit jetësor, për ndërtimin sa më të shpejtë të sistemit për shfrytëzim të energjisë së ngrohjes nga termocentrali REK Manastir. Në përgatitjen e aplikimit krahas personave profesional nga administrata e komunës, morën pjesë edhe ekspertë të jashtëm.
SÇE: Si gjetët partnerin nga Republika e Greqisë dhe a hasët në vështirësi gjatë kërkimit të partnerit për të realizuar projekt të përbashkët?
VT: Komuna e Manastirit tani më ka përvojë të madhe në përgatitjen e aplikimeve dhe realizimit të projekteve të përkrahura nga fondet evropiane. Në një pjesë të projekteve që janë realizuar në periudhën e kaluar tani më kanë marr pjesë disa komuna të Greqisë ndërsa nga rezultatet e arrira kanë pasur benefit të dyja palët.
Në këtë drejtim, mund të konstatojmë se Komuna e Manastirit ka bashkëpunim të mirë afatgjatë me më shumë komuna të Republikës së Greqisë dhe nuk hasim në asnjë problem gjatë kërkimit të partnerit, përkundrazi, interesimi për bashkëpunim është tejet i lartë, ndërsa komunikimi i mirë ndikon pozitivisht, si gjatë kontraktimit të projekteve ashtu edhe gjatë realizmit të tyre.
SÇE: Cilët partnerë ishin të kyçur në projekte?
VT: Në këtë projekt nga Republika e Maqedonisë mori pjesë Komuna e Manastirit si bartës i projektit dhe Komuna Novaci, ndërkaq partneri ynë nga Republika Greqisë është DETEPA- Ndërmarrje komunale për ngrohje të rajonit më të gjerë në Amintio.
SÇE: Për cilin aks prioritar të Thirrjes për propozime projektuese aplikuat?
VT: Projekti “Teleterm” nga aksi i dytë prioritar nga Thirrja e parë për propozime projektuese, gjegjësisht e njëjta i takon pjesës së promovimit dhe mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë kulturore të rajonit.
SÇE: Si u zhvillua bashkëpunimi me partnerin tuaj nga Greqia?
VT: Iniciativë, bashkëpunim i thellë dhe rezultate të mëdha. Këto janë fazat që vijuan në realizimin e projektit që nga fillimi i tij e deri në finalizimin e aktiviteteve të projektit. Të kënaqur nga përvoja e përbashkët dhe rezultatet e arrira, Komuna e Manastirit vendosi që edhe në thirrjen e ardhshme, përsëri të aplikojë me të njëjtin partner.
SÇE: Sa persona morën pjesë në projekt?
VT: Në projekt ishin të involvuar drejtpërdrejtë tre persona nga Komuna e Manastirit, një person nga Komuna Novaci dhe një person nga DETEPA-Aminteo, Republika e Greqisë. Megjithatë, gjatë realizimit të projektit ishin të përfshira edhe shumë subjekte të tjera, të punësuar nga administrata e Komunës dhe ekspert të tjerë të kësaj sfere. Mënyra e këtillë e funksionimit ndikon pozitivisht në rritjen e njohurive dhe përvojave, këmbimin e tyre dhe gjithsesi në arritjen e rezultatit final, gjegjësisht benefitit nga projekti i realizuar.
SÇE: Sa është buxheti i tërë i projektit?
VT: Buxheti i tërë i projektit është 267.332,00 euro prej të cilave për Komunën e Manastirit 105.000,00 euro, Komuna Novaci 62.000,00 dhe DETEPA – R.G. – 100.000,00.
SÇE: Çka arritët me projektin tuaj?
VT: Qëllimi i parë i projektit ishte që të përcillet njohuri dhe përvojë për Ngrohje qendrore nga Aminteo në Manastir dhe Novaci.
Krahas realizimit të këtij qëllimi u mundësua informim më i madh i qytetarëve nga dy komunat e Manastirit dhe Novacit për përfitimet nga sjellja e ngrohjes qendrore si për amvisëritë ashtu edhe për prodhuesit e prodhimeve të hershme bimore. Projektet treguan se djegia e thëngjillit ngjyrë kafe mund të jetë më efikas nëse kombinohet me prodhimin e rrymës me shfrytëzim të ngrohjes nga kazanët e njëjtë.
Gjatë realizimit të projektit, u mundësua involvimi i të gjithë profesionistëve si në pjesën e përgatitjes së studimeve ashtu edhe në kontaktet me partnerët nga Aminteo.
Realizimi i qëllimeve të caktuara paraqet një tregues të mirë për të gjithë ne, duke mundësuar kahëzim konkret në fushë të caktuar me njohuri maksimale për të njëjtën. Me ofrimin e informatave për ngrohje qendrore deri tek qytetarët, krijohet mundësi për njoftim të tyre me dobitë nga kjo mënyrë e përdorimit të energjisë së ngrohjes.
SÇE: Cili është efekti i bashkëpunimit ndërkufitar? Cilat janë përfitimet për Komunën nga projekti i realizuar?
VT: Krahas informimit të qytetarëve dhe këmbimit të përvojave me partnerët nga Republika e Greqisë, njëra nga përfitimet më të mëdha të këtij projekti është përpunimi i studimit teknik përmes së cilit definohet kapaciteti i shfrytëzuesve potencial të sistemit të ngrohjes qendrore (shkollat e mesme dhe fillore, foshnjoret, institucionet publike) me shfrytëzimin e energjisë së ngrohjes nga termocentrali REK Manastir në territorin e Komunës së Manastirit dhe Novaci, dhe u konfirmua baza rrjetit të gypave të ujit të ngrohtë në territorin e dy komunave.
Me sjelljen e ngrohtores dhe çmimet e ofruara, amvisëritë do të duhej t’i zvogëlojnë amvisëritë do të ulin shpenzimet për më shumë se gjysmën e asaj që kanë shpenzuar, nëse ngrohen me naftë apo me rrymë elektrike (do t’i ulin për 56% nëse ngrohen me naftë, 52% nëse ngrohen me rrymë elektrike dhe 43% nëse ngrohen me mazut). Kostoja e ngrohjes së amvisërive nga ngrohtorja do të jetë për 15% më lirë se ngrohja me pelet, ndërsa përafërsisht e njëjtë me ngrohjen me dru.
Hapësirat afariste duke përfshirë këtu edhe institucionet publike do t’i ulin shpenzimet për 40% nëse përdorin naftë dhe 20% nëse përdorin mazut.
Gjithashtu e rëndësishme ishte përvoja e partnerëve nga Greqia për mënyrën e kyçje në sistemin e ngrohtores dhe matja e energjisë së shfrytëzuar nga amvisëritë para së gjithash në ndërtesat ku të gjithë banorët nuk duan të kyçen në sistem.
Më shumë informata mund të merrni në ueb faqen www.teletherm.info.
SÇE: A jeni të kënaqur me realizimin e projektit?
VT: Kemi bashkëpunim të shkëlqyer në realizimin e projektit me të gjithë vepruesit të cilët ishin përfshirë në mënyrë direkte apo indirekte në realizimin e projektit, që konfirmon se projekti i ka plotësuar pritjet tona. Vetë projekti ishte vetëm një bazë për mbledhjen e përvojave dhe mënyrës se si të krijohet rrjeti i ngrohtores në Manastir dhe Novaci.
SÇE: A do të aplikoni sërish me projekt të ri në ndonjë Thirrje tjetër për propozime projektuese?
VT: Komuna e Manastirit i ndjek Thirrjet për propozime projektuese ndërsa përvoja e deritanishme krijon gatishmëri maksimale për aplikim për ato projekte që janë në interes të Komunës së Manastirit. Në Thirrjen e fundit veç më kemi aplikuar së bashku me Republikën e Greqisë me 4 projekte nga fusha të ndryshme: resurset njerëzore, turizëm, mbrojtje të ambientit jetësor dhe promovim e mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
SÇE: A do të mund të na zbuloni ndonjë sfidë specifike me të cilën u ballafaquat në procesin e realizimit të projektit? (p.sh. bashkëfinancimi, para-financimi)?
VT: Definimi i mirë i të gjithë parametrave dhe gatishmëria e plotë mundësuan që në përgjithësi të mos hasim në probleme të tilla, si në pjesën e financimit, ashtu edhe në realizimin e tërë të projektit.