EU / IPA Proekte të suksesshme
Ndërtesë e rinovuar në tërësi për nevojat e Njësisë Zjarrfikëse Territoriale (NZT) Rankovce, është dërguar pajisja zjarrfikëse për zjarrfikësit në Qustendil, si dhe janë mbajtur seminare për mbrojtje nga zjarri ku kanë marr pjesë zjarrfikësit nga dy anët e kufirit. Mbrojtja efikase e resurseve ekzistuese natyrore, posaçërisht pyjet, natyrën, biodiversiteti dhe shëndeti i njerëzve, mbrojtja e pronave, si dhe ngritjen e aftësive të zjarrfikësve dhe administratës zjarrfikëse nga dy anët e kufirit në mbrojtjen ndërkufitare nga zjarri.
SÇE: Si u informuat për Thirrjen për propozimet për projekte prej programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë? A ishte e lehtë të gjesh thirrjet për propozime projektuese?
MA: Për thirrjen e parë për propozime projektuese të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë u informuam përmes partnerit nga Republika e Bullgarisë, si dhe nga Ministria për Qeverisje Lokale e Republikës së Maqedonisë.
SÇE: Si ju lindi idea për të aplikuar me këtë projekt? A kishit nevojë për ndihmë institucionale gjatë aplikimit?
MA: Ideja për të aplikuar me projektin më lindi nga nevojat reale të Komunës së Rankovcit për sigurimin e hapësirës për funksionim normal të njësisë zjarrfikëse territoriale të sapoformuar, si dhe nevoja e trajnimit plotësues të zjarrfikësve, për kryerje më efikase dhe në kohë të detyrave të tyre gjatë ballafaqimit me zjarret.
SÇE: Si gjetët partnerin nga Republika e Bullgarisë për të bërë këtë projekt të përbashkët dhe kush do të ketë dobi nga ky projekt?
MA: Partneri nga Republika e Bullgarisë na propozoi partneritet për projektin dhe ne pranuam, e pastaj përgatitëm projektin e përbashkët nga i cili dobi kanë njësitë zjarrfikëse në Rankovc dhe Qustendil, si dhe të gjithë banorët e Komunës së Rankovcit, Republika e Maqedonisë dhe Qustendil, Republika e Bullgarisë.
SÇE: A hasët në vështirësi gjatë kërkimit të partnerit?
MA: Nuk patëm vështirësi në kërkimin e partnerit sepse siç përmendëm më lartë, partneri ynë ishte ai që propozoi bashkëpunim për këtë projekt.
SÇE: Cili është partneri juaj nga Bullgaria?
Partneri është Asociacioni Evro-sllavjanska nga Qustendil, Republika e Maqedonisë.
SÇE: Për cilin aks prioritar të Thirrjes për propozime projektuese aplikuat?
MA: Aplikimi ynë, gjegjësisht propozimi projektues ishte nga aksi prioritar 2 – Përmirësim i kualitetit të jetës, 2.1 Shfrytëzimi i resurseve.
SÇE: Si u zhvillua bashkëpunimi me partnerin tuaj nga Bullgaria?
MA: Me partnerin nga Bullgaria kemi pas një bashkëpunim shumë të mirë si në përgatitjen e propozimit projektues, ashtu edhe në realizimin e të njëjtit, përmes komunikimi të rregullt, mbajtjes së takimeve mes grupeve përgjegjëse për realizim dhe bashkërisht kemi tejkaluar të gjitha pengesat.
SÇE: Sa persona morën pjesë në projekt?
MA: Për realizimin e projektit u formuan dy ekipe, njëra ekipe nga Komuna e Rankovcit prej tre personave dhe një ekipe e formuar nga ana e partnerit gjithashtu prej tre personave, që do të thotë grisej gjashtë persona me detyra qartë të caktuara punuan në realizimin e projektit.
SÇE: Sa është buxheti i përgjithshëm i projektit?
MA: Buxheti i projektit është 299 413,82 euro prej të cilave Komunës së Rankovcit ju ndanë 186.078,95 euro, ndërsa Asociacionit Euro-slavijan nga Qustendili ju ndanë 113.334.87 euro.
SÇE: Çka arritët me projektin tuaj?
MA: Me projektin është arritur qëllimi, gjegjësisht ndërtesë tërësisht e rinovuar për nevojat e NZT Rankovce, është sjell pajisje zjarrfikëse për zjarrfikësit në Qustendil, si dhe janë mbajtur seminare për mbrojtje nga zjarri ku morën pjesë zjarrfikësit nga dy anët e kufirit.
SÇE: Cili është efekti i bashkëpunimit ndërkufitar? Cilat janë përfitimet për Komunën nga projekti i realizuar?
Janë krijuar kushte për punë në NZT Rankovc për mbrojtje efikase të resurseve ekzistuese natyrore, posaçërisht pyjeve, natyrës, biodiversitetit dhe shëndetit të banorëve, mbrojtje të pronave si dhe përmirësimin e aftësive të zjarrfikësve dhe administratës zjarrfikëse nga dy anët e kufirit në mbrojtjen ndërkufitare nga zjarri.
SÇE: A jeni të kënaqur me realizimin e projektit?
MA: Komuna e Rankovcit është e kënaqur nga realizimi i projektit, i njëjti është i realizuar në tërësi me të gjitha aktivitetet e parapara dhe janë arritur rezultatet projektuese.
SÇE: A do të aplikoni sërish me projekt të ri në ndonjë Thirrje tjetër për propozime projektuese?
MA: Komuna e Renkovcit sërish do të aplikonte në ndonjë thirrje tjetër për propozime projektuese. Komuna mori pjesë me propozime projektuese edhe në thirrjen e dytë dhe të tretë për propozime projektuese të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Propozimet projektuese u vlerësuan si të suksesshme po jo mjaftueshëm sa për të hyrë në pjesën e propozimeve projektuese për firmosje të marrëveshjes për grant.
SÇE: A do të mund të na zbuloni ndonjë sfidë specifike me të cilën u ballafaquat në procesin e realiziit të projektit? (p.sh. bashkëfinancimi, para-financimi)
MA: Sfida me të cilën u ballafaqua Komuna e Rankovcit në realizimin e projektit ishte sigurimi i mjeteve financiare për pagesën e aktiviteteve të realizuara, sepse për zbatimin e projektit investues, komuna vështirësi i siguroi mjetet, ndërkaq para-financimi prej 20% është i pamjaftueshëm për punë të suksesshme. Nëse kjo përqindje do të ishte më e lartë, mundësia për realizim dhe pagesë në kohë, gjegjësisht për shfrytëzim të plotë të mjeteve nga buxheti i projektit do të ishte më e madhe.