Lajme
18.12.2013 15:25
Sekretariati për Cështje Evropiane (SÇE) me mirënjohje pranon faktin se vendet anëtare të Bashkimit Evropian ndajnë pikëpamjen e Komisionit Evropian se bisedimet për antarësim me Maqedoninë duhet të fillojnë.
SÇE përshëndet përfundimin e Këshillit të Bashkimit Evropian se Maqedonia përmbush mjaftueshëm kriteret politike për anëtarësim në BE dhe se Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë (HLAD) do të vazhdojë të adresojë reformat e identifikuara, duke përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes politike të 1 Marsit si dhe cështjeve të hapura me fqinjët tanë. Ashtu siq është cituar në përfundimet e Këshillit, HLAD tashmë ka kontribuar në më shumë sfera të politikës, duke përfshirë edhe reduktimin e cështjeve të pazgjidhura gjyqësore dhe luftën e vendit kundër krimit të organizuar.
Megjithatë, shprehim keqardhje për vendimin e Këshillit të mos pranojë rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për të pestën herë me rradhë për shkak se nuk është arritur konsenzus nga të gjitha vendet antare.
“Edhe pse nuk është zëvendësim për fillimin e negociatave, Dialogu për Aderim në Nivel të Lartë (HLAD) është platformë e rëndësishme për Maqedoninë që të vazhdojë në rrugën e sajë drejt integrimit Evropian,” shpjegon Dr. Fatmir Besimi, zëvendës Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane “Qeveria e Republikës së Maqedonisë parasheh punën para saj, përshëndet angazhimin finansiar të BE-së në Maqedoni përmes Instrumentit për Ndihmë para Aderimit (IPA) për 2014-202 dhe angazhohet për agjendën Euro-integruese dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndër etnike”.
Ashtu siq është miratuar në Planin Aksionar vjetor të Qeverisë për vitin 2014, puna do të vazhdojë drejt implementimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Ohrit, dhe hapa shtesë do të ndërmirren për ruajtjen e sundimit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe rolit të mediave në shoqëri, dhe Strategjisë për Romët dhe të drejtat e njeriut.