Lajme
17.12.2013 13:33
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi sot mori pjesë në takimin përmbyllës të vitit me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri i informoi të pranishmit me rezultatet e diskutimeve gjatë vizitës së fundit në Bruksel dhe në Institucionet Evropiane, si dhe i informoi për hapat e fundit që Maqeodnia i ka ndërmarr për tejkalimin e gjetjeve të Raportit të Komisionit Evropian për pëparimin e realizuar të Republikës së Maqeodnisë gjatë vitit 2013.
ZKQRM Besimi rikonfirmoi përkushtimin që jep Qeveria e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave dhe në rrugën euroatlantike të vendit. Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se çdo vend anëtar i BE-së paraqet partner të rëndësishëm për integrimin tonë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu rikonfirmoi angazhimin që bën vendi për të zgjidhur çështjet e hapura me vendet fqinje dhe me këtë rast ai informoi se ka kërkuar përkrahjen e vendeve anëtare të BE-së, me qëllim që të lehtësohet tejkalimi i dallimeve ekzistuese me Greqinë dhe Bullgarinë.
Zëvendëskryeministri shprehi pritjet se në Samitin e Dhjetorit vendet anëtare do ta njohin përparimin e Republikës së Maqeodnisë të konfirmuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian dhe se do të jepet sinjal për vazhdimin e reformave në vend të cilat janë të përfshira në Dialogun Aderues të Nivelit të Lartë.