Lajme
06.12.2013 13:57
Zëvendës Kryeministri përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, sot u takua me Z. Shtefan Lene, diplomat i mëparshëm austriak i cili është emëruar nga Qeveria e Republikës së Austrisë si i dërguar special për Maqedoninë në periudhën deri në Samitin e dhjetorit të BE-së.
Në takim me Z. Lene u bisedua për mënyrat se si mund të shfrytëzohet ndihma Austriake në periudhën e ardhëshme para Samitit të BE-së për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë por edhe për bashkëpunimin e Maqedonisë me Republikën e Austrisë.
Në këtë drejtim pas takimit, zëvendës Kryeministri Besimi mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët me temë “Sinqeritet dhe Liri – Maqedoni Evropiane”, organizuar nga Forumi Evropian Alpbach, Ambasada Austriake në Shkup dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare Politike, ku folës ishin edhe Ambasadori Austriak SH.T. Tomas Mishel Bajer, z-nja Petra Anderson përfaqëësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, z-nja Radmila Shekerinska si dhe të ftuar të tjerë të rëndësishëm.
“Të rinjtë që i shoh sot këtu janë qytetarët evropian të Maqedonisë, dhe ashtu siq ka thënë Nelson Mandela i cili fatkeqësisht dje ndërroi jetë „Gjithmonë duket e pamundur derisa të realizohet.” (It is alëays impossible until it’s done), do ta shfrytëzoja të njëjtin mendim edhe për Maqedoninë në kontekst të perspektivës evropiane. Unë sinqerisht besoj se ne mund dhe duhet ta arrijmë atë, ti sjellim vlerat Evropiane dhe të ndërtojmë Maqedoninë Evropiane dhe me këtë Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Të përkushtuar në implementimin e agjendës reformuese të BE-së, të hapur në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndëretnike të hapërojmë në mënyrë të sigurtë drejt përcaktimit tonë strategjik për integrim euro-atlantik për tejkalim të suksesshëm të të gjitha sfidave të cilat na paraqiten gjatë kësaj rruge.” – deklaroi zëvendës Kryeministri Besimi në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët duke u përqëndruar në promovimin e vlerave evropiane në shoqërinë tonë.