Lajme
27.11.2013 09:45
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi dje në orët e pasdites realizoi takim me delegacionin e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe me drejtoreshën e Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit, zonjën Karla Vursterova.
Në takim u bisedua për mundësitë për bashkëpunim që i ofron Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit (FNV), të cilat grupohen në tri programe dhe janë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor edhe atë për projekte të sektorit të OJQ-ve, të hapura për të gjitha subjektet, bursa për studime të magjistraturës dhe doktoraturës, programe kërkimore si dhe trajnime të administratës publike për kapitujt e të drejtës së BE-së dhe praktikës së nëpunësve shtetëror në vendet e Grupit të Vishegradit.
Gjatë takimit i konfirmua qartë përkrahja që Republika e Maqedonisë do ta ketë nga vendet e Grupit të Vishegradit, para Samitit të dhjetorit të Komisionit Evropian, për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit folën edhe për modelin e funksionimit të Grupit të Vishegradit dhe mënyrën e bashkëpunimit e cila mund të paraqet një shembull për bashkëpunim të vendeve të rajonit. Grupi i Vishegradit i njohur si Vishegradi Katër ose V4 i pasqyron përpjekjet e vendeve të Evropës Qendrore për të punuar bashkërisht në një numër të madh të sferave me interes të ndërsjellë, në kuadër të integrimeve evropiane.