Lajme
19.11.2013 15:25
Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Dr. Fatmir Besimi sot mbajti fjalim në “Konferencën për shfrytëzimin e fondeve për rom dhe biznes forumi rom i 8-të” në organizim të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Komunës së Shuto Orizares dhe Qendrës Informative Afariste Rome, me qëllim të rritjes së përfshirjes socio-ekonomike të romëve në vend duke pasur parasysh periudhën e radhës për programin e IPA 2014-2020.
Zëvendës kryeministri Besimi duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike të romëve në tërë botën, në fjalën e tij shprehi kënaqësinë dhe besimin për kontributin pozitiv të mbajtjes së Konferencave ndërkombëtare të këtij lloji.
Ai theksoi faktin se në suaza rajonale Maqedonia ka ngritur dukshëm nivelin e trajtimit të minoriteteve në përgjithësi.Mes tjerash Besimi theksoi aspiratat dhe përkushtimin e veçantë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që përmes buxhetit dhe përmes fondeve BE/IPA, të kontribuojë në realizimin prioriteteve që dalin nga Dekada e romëve, përmes përkrahjes dhe pasurimit të aktiviteteve të numërta që kanë të bëjnë me realizimin e qëllimeve të caktuara.