Lajme
06.11.2013 13:06
Sot, zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, realizoi takim me ambasadorin e Norvegjisë në Bullgari, përgjegjës për Republikën e Maqedonisë, SH.T. Nils Ragnar Kamsvag i cili qëndron në Republikën e Maqedonisë.
Në takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Integrimi Evropian është çelës për integrimin e brendshëm dhe integrimin rajonal. Gjendja e status-quo nuk është e qëndrueshme dhe prej këtu është e nevojshme që Republika e Maqedonisë të hapëroj drejt hapit tjetër të procesit, përkatësisht fillimit të bisedimeve për qasje. E njëjta do të përfaqësojë vlerë të shtuar drejt promovimit të mëtutjeshëm dhe tejkalimit të cështjeve të hapura me fqinjët..
Në takim Besimi informoi për statusin momental të procesit të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë, marrjes së rekomandimit të pestë me rradhë nga ana e Komisionit Evropian për fillimin e bisedimeve për qasje si dhe pritjet nga Këshilli i BE-së në Dhjetor. Në këtë drejtim, vëmendje të vecantë iu kushtua përpjekjeve të cilat ndërmerren për përforcimin e sundimit të së drejtës, promovimit të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore si dhe tejkalimin e cështjeve të hapura me Republikën e Greqisë dhe Bullgarisë, lirisë së shprehjes, dijalogut politik, reformës në gjyqësor, reformës zgjedhorë si dhe promovimit të dijalogut ndëretnik.
Në takim bashkëbiseduesit biseduan edhe për bashkëpunimin projektor 10 vjecar mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë, në kuadër të së cilës janë realizuar projektë nga më shumë sfera të rëndësishme.
Vlerësimi i përbashkët i Sekretariatit për Cështje Evropiane dhe Ministrisë Norvegjeze për punë të Jashtme është se bashkëpunimi projector është më se i suksesshëm, për cka flasin edhe rezultatet konkrete të realizuara në këtë periudhë, në këtë drejtim bashkëbiseduesit biseduan për interesin dhe gatishmërinë e të dy institucioneve që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në periudhën e ardhëshme.