Lajme
31.10.2013 16:34
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë përgjegjës për Cështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim protokolar me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Mats Stafanson.
Në takim u konfirmua mbështetja e Mbretërisë së Suedisë për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë si dhe për mbështetjen për periudhën pregatitore të RM-së për IPA 2014-2020.
Ambasadori Stafanson theksoi se gjatë serisë takimesh të cilat i ka realizuar në këtë periudhë me përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe me liderë të partive, është bidnur se procesi i integrimit të Maqedonisë paraqet prioritet të rëndësishëm shtetëror dhe plotësimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është detyrë që duhet të plotësohet.