Lajme
29.10.2013 12:40
Zëvendës Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për cështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi sot realizoi takim pune me raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ricard Hovit dhe Ambasadorin e Delegacionit Evropian Aivo Orav.
Në takim u diskutua për rekomandimet në Raportin për progress të Republikës së Maqedonisë, lidhur me atë se cfar është e mundur dhe cfarë është reale Maqedonia të bëjë deri në Dhjetor para Këshillit të Evropës me qëllim të përforcohen argumentet për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
Bashkëbiseduesit konstatuan se rekomandimi për fillimin e bisedimeve është provë se Maqedonia mbetet në agjendën për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe përfaqëson mundësi për progress të Maqedonisë në integrimin drejt Bashkimit Evropian e cila pritet të ndikojë në mënyrë pozitive mbi reformat për agjendën Evropiane si dhe mundësi për progress në lidhje me ceshtjet e hapura me fqinjët Greqinë dhe Bullgarinë.
Tema të rëndësishme për të cilat u bisedua në takim ishin dijalogu politik dhe implementimi i rekomandimeve nga komisioni anketues, liria e të shprehurit dhe dijalogu me gazetarët, sundimi i të drejtës dhe gjyqsori i pavarur dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore.