Lajme
24.10.2013 10:58
Sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zëvendës Kryeministri përgjegjës për cështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi mbajti seancën e 33 të Komitetit Punues për Euro-Integrime. Në komitet pjesmarrës ishin sekretarët shtetërorë të ministrive si dhe drejtorë të institucioneve, udhëheqës të grupeve punuese nga Programi Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian – NPAA.
Në komitetin Punues u shqyrtuan përfundimet kryesore nga Raporti i Komisionit Evropian për progresin e realizuar të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, si dhe Revizioni i Programit Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian (NPAA) – 2014.
Në fjalimin e tij, zëvendës Kryeministri Besimi I drejtoi falenderim të vecantë administratës në përgjithësi si dhe të gjitha palëve relevante për mundin e dhënë, i cili rezultoi me edhe një rekomandim nga ana e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për antarësim me Republikën e Maqedonisë.
“Kjo është një shenjë se Maqedonia dhe rajoni mbeten në agjendën e BE-së për zgjerim dhe provë se integrimi evropian mbetët prioritet strategjik I vendit tone është se Republika e Maqedonisë në mënyrë të vazhdueshme punon në plotësimin e reformave të nevojshme dhe përforcimin e kapaciteteve të administratës për plotësimin e dëtyrimeve nga antarësimi” – theksoi Besimi duke plotësuar se “në përiudhën e ardhshme është i nevojshëm një angazhim më I madh për plotësimin e rekomandimeve nga Raporti”.
Në pjesën e pregatitjes së shqyrtimit të NPAA 2014, si document kyc për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ai pjesmarrësve u prezentoi dinamikën e vërtetuar në pamje të azhurimit dhe miratimit të NPAA së azhuruar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.