Lajme
18.10.2013 15:48
Sekretari Shtetetëror për Çështje Evropiane, z. Jovan Andonovski, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të egzistimit të ndihmës sllovake, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare "Vizioni për bashkëpunimin për zhvillim për botën që ndryshon", të mbajtur më 16 dhe 17 tetor në Bratislavë.
Qëllimi i konferencës ishte gjetja e ideve inovative dhe perspektivave të reja dhe parashikimet për agjendën Sllovake për zhvillim, me theks të veçantë në sfidat dhe mundësitë e Presidencës Sllovake të Këshillit të BE-së në vitin 2016.
Në konferencë pati fjalim SH.T. Miroslav Lajçak, zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, si dhe AI Andris Piebalgs, Eurokomesar për zhvillim.
Gjatë konferencës, në panel diskutimin "Sllovakia dhe Ballkani Perëndimor: Ndarja e përvojës së tranzicionit" sekretari Shtetërot Andonovski kishte fjalimin e tij, në kuadër të së cilit theksoi rëndësinë e përvojës dhe pritjet e bashkëpunimit bilateral me Republikën Sllovake.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se një rëndësi të veçantë për vendin tonë në këtë periudhë megjithë ndihmën financiare të shteteve partnere, kanë mësimet e nxjerra nga shtetet anëtare të BE-së, të fituara në procesin e aderimit dhe procesin pas-aderimit të integrimit në BE. Në këtë drejtim, theksoi falënderim të veçantë për autoritetet Sllovake për mbështetjen që i jep Republikës së Maqedonisë, e cila është e një rëndësie të veçantë për shkak të ngjashmërisë së problemeve, sfidave me të cilat përballemi, si dhe shkallës së lartë të zbatueshmërisë së vendimeve duke u bërë në drejtim të zhvillimit të funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, si pasojë e periudhës së tranzicionit.
Në kuadër të konferencës, Sekretarin Sjtetëror Andonovski u takua me Peter Burian, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë.