Bursa
Për fitimin e bursës, kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që vijojnë:
• Të jetëë shtetas i Republikës së Maqedonisë;
• Të ketë diplomë universitare për përfundimin e arsimit të lartë respektiv dhe vërtetimin për provimet e dhëna, apo të jetë në fazën e fundit të përfuindimit të studimeve dhe të njëjtat t’i përmbyll më së voni deri me datë 30.04.2011. Përparësi u jepet kandidatëve me notë mesatare më të lartë n studime..
• Të vërtetoje që e njeh në mënyrë të shkëlqyeshme gjuhën angleze nëpërmjet të certifikatave si TOEFL, IELTS, apo ndonjë vërtetim tjetër ekuivalent, me të cilin tregohet që i ka përmbyllur studimet e tija/saja deridiplomike në anglisht, jashtë vendit , apo se për periudhë të gjatë kohore ka shfrytëzuar këtu gjuhë si gjuhë komunikimi dhe pune, apo të ndonjë lloj tjetër qëndrimi qoftë për punë apo mësim të gjuhës në vendin ku kjo gjuhë flitet, me anë të së cilit shfaqen faktorët relevant në mësimin e kësaj gjuhe. Njohja eventuale e gjuhëve të tjera zyrtare të vendeve –anëtare te Unionit Evropian, do të llogaritet si përparësi.
• Të vërtetojë se ka filluar procedurën për regjistrim në studimet pasdiplomike , të cilat zgjasin një vit akademik ( deri me 12 muaj ) në ndonjërin nga institucionet e arsimit të lartë në fushën e parashikuar me nenin 2 të këtij vendimi.
Nuk do të merren para sysh fletëparaqitjet e kandidatëve të cilët:
• Kanë dorëzuar dokumentacion të pakompletuar;
• Kanë dorëzuar fletëparaqitje pas kalimit të afatit për konkurim;
• Figurojnë të regjistruar në studime pasdiplomike në fushën e Unionit Evropian ne ndonjë vend tjetër jashtë shtetit amë;
• Janë para përfundimit të studimeve pasdiplomike, apo sapo i kanë përfunduar studimet e tyre pasdiplomike në fushën e Unionit Evropian, ne ndonjë vend jasht shtetit amë;
• Të cilët kanë të përfunduar ndonjë program studimor pasdiplomik dhe kërkojnë bursë për studime të dyta pasdiplomike;
• Fillimin e procedurës për regjistrim apo janë të regjistruar në studime pasdiplomike, që zgjasin 12 muaj, ne fushën e Unionit Evropian jashtë vendit,
Në konkursin inkurajohen të paraqiten persona të cilat janë të punësuar në administratën publike shtetërore, por kjo nuk do të merret si përparësi për regjistrim.
Paraqitja në këtë konkurs duhet t’i përmbledhë dokumentet që vijojnë në formë elektronike:
- Formular i plotësuar për paraqitje ne konkursin për fitimin e bursës për studime pasdiplomike në fushën e Unionit Evropian,
- Biografia e kandidatit e shkruar në anglisht dhe maqedonisht ( model i CV-së Evropiane ),
- Link që shpje apo jep qasje në programin e studimeve pasdiplomike. Nëse kandidati nuk ka qasje ne link apo programi nuk figuron në internet, ai nuk mund të ketë qasje në informim të mirëfilltë. Kushtet në fjalë kërkohen që kandidati të ketë qasje dhe informim të mirëfilltë lidhur me programin në kohë dhe mënyrë efektive,
- Vërtetime të cilin dëshmohet që kandidati e njeh gjuhën angleze anglishten në mënyrë të shkëlqyer, fakt ky të cilin mund ta dëshmojë me vërtetimet si TOEFL, IELTS, apo thjeshtë me ndihmën e ndonjë prove të mirëfilltë dhe të vlefshme e cila dëshmon që kandidati i ka kryer studimet e tija deridiplomike jashtë vendit në gjuhën ne fjalë, apo fakte të tjera relevante në formë të shkruar të cilat flasin se ai/ajo ka shfrytëzuar anglishten në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme në cilësi të banorit me qëndrim të përkohshëm apo me qëndrim më të gjatë në vend të huaj ku kjo gjuhë është përdorur, si dhe fakte të tjera të dokumentuara që flasin për njohjen të rrjedhshme të anglishtes nga ana e kandidatit konkurrent. ,
- Diplomë universitare për përfundimin e shkollës së lartë respektive dhe vërtetim për notat e provimeve të dhëna, ndërsa nëse kandidati është në vitin përfundimtar të studimeve, vetëm vërtetim për provimet e dhëna.
- Vërtetim/komunikim në formë të shkruar për pranimin e dokumenteve të parashikuara me konkursin për studime pasdiplomike në fushën e Unionit Evropian dhe Institucioneve Evropiane në ndonjë institucion të arsimit të lartë, jashtë vendit.
- Letër me të cilën demostrohen dhe elaborohen motivet për konkurrim në programin në fjalë, në maqedonisht dhe anglisht.