IPA 2007 - 2013
Qëllimet e komponentit 5 për zhvillim rural janë: përmirësimi i efikasitetit të tregut dhe aplikimi i standardeve të Unionit; përkrahja e aktiviteteve përgatitore për aplikimin e masave arkeologjike dhe strategjive lokale për zhvillimin rural dhe nxitja e zhvillimit të ekonomive rurale. Qeveria e Republikës së Maqedonisë me iniciativat e saja të planifikuara paraprakisht, sektorët në vijim i përcaktoi si prioritete që do të përkrahen nga programet e IPARD:
Mish dhe qumësht
Pemë dhe perime
Rrush dhe verë
Komponenti në fjalë u referohet këtyre boshteve prioritare
Shtylla prioritare 1
Përmirësimi dhe ngritja e konkurrencës nëpërmjet ristrukturimit dhe lansimit të standardeve të EU-së: invetsimi në ferma dhe përpunimi i prodhimeve me marketing
Shtylla prioritare 2
Laramania dhe shumëllojshmëria e aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale: difersifikimi rural.
Masat lidhur me investime në ferma kanë për qëllim:
Modernizimin e fermave
Aplikimin e standardeve të UE-së (higjienës, mbrojtjes së mjedisit jetësor, mirëmbajtja së kafshëve).
Shfrytëzues:
Ferma individuale, kooperativa bujqësore, persona juridik të cilët merren me aktivitete bujqësore që plotësojnë minimum e standardeve shtetërore / nacionale për aktivitete për të cilat aplikojnë dhe që janë të gatshëm që në fund të investimit të tregojnë qëndrueshmëri të lartë ekonomike. Përkrahja në fjalë i referohet investimeve në lëmin e vreshtarisë dhe pemëtarisë, prodhimtarisë së perimeve dhe kultivimit të kafshëve për prodhimin e qumështit dhe mishit drejtë ngritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së saj.
Masat rreth investimeve në prodhim/përpunim dhe marketing kanë për qëllim:
- Rritjen e nivelit të konkurrencës së sektorit
- Aplikimin i standardeve të UE-së
- Fokusimin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Shfrytëzues:
Kooperativat bujqësore dhe persona juridik që merren me veprimtari bujqësore (ndërmarrje të vogla dhe të mesme), të cilat e plotësojnë minimumin e standardeve shtetërore/ nacionale për aktivitete për të cilat aplikojnë dhe të cilat mund të tregojnë qëndrueshmëri të lartë ekonomike në fund të investimit.
Përkrahja i referohet investimeve në lëmin e prodhimit të verës (vetëm në pjesën e finalizimit), përpunimi i pemëve dhe perimeve, prodhimi i qumështit dhe prodhimeve të qumështit dhe thertoret.
Masat e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale janë të hapura për ferma individuale, ndërmarrje të vogla, të cilat e plotësojnë minimum e standardeve nacionale/shtetërore për aktivitete për të cilat aplikojnë dhe të cilat në fund të investimit mund të tregojnë qëndrueshmëri të ngritur ekonomike.
Përkrahja i referohet investimeve në lëmin e turizmit rural, kapacitetet e vogla të përpunimit të produkteve tradicionale bujqësore, artizanale dhe të shërbimeve të lidhura me bujqësinë dhe popullatën rurale.
Programi IPARD 2007-2013
Part I: Situation of Agriculture and Rural Areas
PART II: National Governance Context
PART III: Strategy of the IPARD Programme 2007-2013
Part IV: Technical Measure Fiches
Annexes
IPARD Programme (official version)