Lajme
26.9.2013 16:23
Nën iniciativën e Sekretarijatit për cështje Evropiane, sot në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u mbajt takim inicijal me përfaqësues të sektorit civil lidhur me programimin e Instrumentit per ndihme para Qasjes IPA 2, 2014-2020.
Në takim ishin të ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim të përfshirjes së tyre më të gjërë në të gjitha fazat e vendosjes së Instrumentit të ri për ndihmë.
Të pranishëmve iu drejtua zëvendës Kryeministri I Qeverisë, Dr. Fatmir Besimi, përfaqësues I Sekretarijatit të përgjithshëm të Qeverisë si dhe përfaqësues I Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.
“Pjesmarrja juaj në kaq numër të madh sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përfaqëson edhe një shenjë se Qeveria vlerëson dhe respekton kontrivbutin e sektorit civil në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, gjykimit të mirë dhe proceseve demokratike. Qëllimi ynë është që përmes inkluzivitetit dhe transparencës të japim kontribut të përbashkët drejt vazhdimit të projekteve të reja përfituese, për të cilat Bashkimi Evropian do të sigurojë mjete për financim”, theksoi Besimi.