Lajme
25.9.2013 08:53
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me z. Libor Ruçek dhe z. Tonino Pikula, të dy europarlamentarë të Aleancës Social – Demokrate praën Parlamentit Evropian.
Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Besimi u ndal në statusin e realizimit të aktiviteteve lidhur me procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë mbi përgjegjësitë që dalin nga Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë, respektivisht reformat të cilat janë realizuar në pjesën e lirisë së shprehjes, sundimit të së drejtës, reformat zgjedhore, reformat në administratën publike, si dhe plotësimi i mëtutjeshëm i kritereve ekonomike.
Në takim u bënë të ditura edhe përfundimet dhe rekomandimet që dalin nga Raporti të cilin e miratoi ad hoc Komisioni për ngjarjet e 24 Dhjetorit, si dhe për Memorandumin e nënshkruar për përkrahjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i njejti i nënshkruar nga partitë politike, e të cilat si përgjegjësi datojnë që nga Marrëveshja e 1 Marsit.
Zëvendëskryeministri Besimi informoi europarlamentarët edhe për përpjekjet të cilat Republika e Maqedonisë i ka ndërmarrë në lidhje me përparimin e mëtutjeshëm të raporteve të mira ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe në tejkalimin e konfliktit rreth emrit që ka me Republikën e Greqisë.
“Duke marë parasysh rezultatet e arritura gjatë periudhës së shkuar dhe përkushtimin e madhë të Republikës së Maqedonisë në implementimin e reformave, presim që përparimi të jetë në mënyrë të përshtatshme I nënvizuar në Raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian, e njëkohësisht Republika e Maqedonisë të fitoj të shumëpriturën datë për nisje të bisedimieve më Bashkimin Evropian me qëllim të ruajtjes dhe rritjes së përkrahjes nga qytetarët për eurointegrimin e vendit. Përveç kësaj, mbetemi me shpresë së Parlamenti Evropian do ta miratoj raportin dhe njëkohësisht do ta ripërsëris qëndrimin e tij lidhur me nisjen e bisedimeve aderuese të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian”, theksoi Besimi.
Europarlamentari Libor Ruçek theksoi se e një rëndësie të madhe për vendin është pasja e konsensusit midis partive politike kur bëhet fjalë për çështjet kyçe me interes shtetëror.