Lajme
19.9.2013 15:58
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot vizitoi Republikën e Italisë, ku realizoi takim me ministrin për çështje evropiane, Enzo Moavero Milanesi dhe me zëvendës kryetaren e Kuvendit të Republikës së Italisë, znj. Marina Sereni.
Zëvendëskryeministri Besimi u ndal në statusin e realizimit të aktiviteteve lidhur me procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë në obligimet që dalin nga Dialogu Aderuesë i Nivelit të Lartë.
Besimi theksoi se gjatë periudhës së kaluar janë arritur rezultate të konsiderueshme në fusha të ndryshme të aktiviteteve reformuese në lidhje me kryerjen e obligimeve që dalin nga Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë.
Zëvendëskryeministri Besimi gjithashtu informoi edhe mbi konkluzionet dhe rekomandimete që dalin nga Raporti i ad-hoc komisionit i ngjarjeve të 24 dhjetorit, si dhe mbi nënshkrimin e Memorandumit për Antarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, si obligim i dalë nga marrëveshja e 1 Mars-it e nënshkruar nga partitë politike në vend.
Ne takim u diskutua edhe për bashkëpunimin reciprok si dhe fushat në të cilat përvoja Italiane do ti ndihmoj Republikës së Maqedonis në integrimin evropian.
Duke marrë parasysh rezultatet e arritura gjatë periudhës së kaluar, në Raportin e vjeshtës të Komisionit Evropian presim përparim. Edhe më tej vendi do të vazhdojë të kontribuojë në përparimin e raporteve me vendet fqinje dhe të rajonit me theks të vecantë në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale. Jam i bindur se Italia si një mik i sinqertë i vendit tonë do të vazhdojë ta mbështesë integrimin evropian të Maqedonisë, "shtoi Besimi”.