Lajme
27.8.2013 14:04
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështje evropiane, Dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me prof. Borçe Davitkovski, kryetar i ad hoc Komisionit për ngjarjet e 24 dhjetorit.
Gjatë takimit, u bisedua për aktivitetet e Komisionit me çka prof. Davitkovski e informoi dhe i dorëzoi z. Besimit përfundimet dhe rekomandimet nga Raporti të cilin e adoptoi Komisioni, me të cilat propozohen masa konkrete dhe aktivitete të cilat duhet të realizohen nga institucionet vendase. Rekomandimet, midis tjerash lidhen me nevojën e harmonizimit të dispozitave midis Ligjit të Kuvendit dhe Rregullores për punën e Kuvendit, parashikimin e dispozitave në Rregulloren me të cilën do të rregullohet menyra e kordinimit të grupeve të deputetëve, rishikimin e dispozitave nga Rregullorja të cilat kanë të bëjnë me procedurën e miratimit të buxhetit, pergatitjen dhe miratimin e Kodit etik, përforcimin e rolit të komesioneve anketuese dhe mundësinë për krijimin e kushteve për punë të pandërprerë të gazetarëve të cilët e ndjekin punën e Kuvendit.
Bashkëbiseduesit, u pajtuan se miratimi i Raportit me konsensus paraqet hap pozitiv dhe dëshmi për përgatitjen e të dyja palëve që ta mbështesin implementimin e saj.
Zëvendëskryeministri Besimi, vlerson se miratimi i Raportit do të vlerësohet në mënyrë adekuate edhe në Raportin vjeshtor të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, e që njëherit do të kontribuoi edhe në përparimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian.
Njëkohësisht, ai përshëndeti marrëveshjen e arritur, me çka theksoi se impelemntimi i rekomandimeve të përbashkëta do të paraqet prioritet kyç në periudhën e ardhëshme. Në menyrë plotësuese, Besimi potencoi se të gjitha institucionet përgjegjëse duhet që të fokusohen maksimalisht në implementimin e proceseve reformuese me qëllim të realizimit në kohë dhe me efikasitet të obligimeve që dalin nga Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë.
Lidhur me prespektivën evropiane të vendit, zëvendëskryeministri Besimi, theksoi se është e rëndësishmë të vazhdohet edhe me përparimin e raporteve me vendet fqinje dhe të rajonit me çka përqendrimi duhet të vendoset në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.