Info
PROGRAMI I TRAJNIMIT MATRA NË SUNDIMIN E SË DREJTËS
10.3.2017 11:11
Programi i trajnimit Matra
në sundimin e së drejtës
Programi i trajnimit Matra Sundimi i së drejtës është
program dy vjeçar (2017-2018) i hartuar me qëllim përforcimin e kapaciteteve
institucione në fushën e Sundimit të së drejtës në kuadër të institucioneve
shtetërore të Ballkanit Perëndimor, Turqi, Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi. Për
këtë qëllim ofrohen shtatë programe për vit, secila parasheh që pjesëmarrësve
t’u ofrohen eksperiencat më të mira të Holandës në spektër të gjerë të temave
në fushën e sundimit të së drejtës. Përmes sesioneve interaktive duke kombinuar
teori, aftësi praktike dhe vizita studimore, këshilltarët politik, nëpunësit
gjyqësor dhe nëpunës të tjerë shtetëror të punësuar në departamentet qeveritare
dhe gjyqësore të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të realizuar
reformat në shtetet e tyre amë. Përveç kësaj, duke marrë pjesë në programet e
trajnimit, pjesëmarrësit bëhen pjesë e rrjetit të gjerë ndërkombëtar Alumni,
ligjëruesve dhe departamenteve përkatëse qeveritare në Holandë dhe në vendet e
targetuara. Ky rrjet ofron platformë për të mësuar, shkëmbyer eksperienca dhe
bashkëpunim.
Programi i trajnimit Matra sundimi i së drejtës është i
projektuar dhe realizuar nga Komiteti i Helsinkit të Holandës, Leiden Shkollës
së Drejtësisë dhe Akademisë së Hagës për Qeverisje Lokale, dhe është i
financuar nga Ministria e punëve të jashtme të Holandës.
Procedura e aplikimit për programin e
trajnimit “Integriteti i shërbyesve civil (nëpunësve administrativ)”
(10-19.05.2017) është hapur.
Për të aplikuar klikoni këtu.
http://www.nhc.nl/topics/matra_rule_of_law_training_programme/
Për vitin e 2017 dhe 2018 ofrohen programet e trajnimit
siç vijon:
1. Integriteti i shërbyesve civil (nëpunësve administrativ) (10-19.05.2017 dhe 07-16.03.2018)
Korrupsioni është sfida kryesore e sundimit të së drejtës
dhe qeverisjes së mirë në Evropë. Në vazhdim për të proceduar rastet e
korrupsionit, esenciale është të krijohet kornizë institucionale dhe legale për
të promovuar integritetin e shërbyesve civil (nëpunësve administrativ) dhe për
të parandaluar korrupsionin. Për më tepër, shërbyesit civil duhet të trajnohen
si të menaxhojnë dhe komunikojnë në lidhje me dilemat e integritetit.
2. Administrimi i së drejtës (07-16.06.2017 dhe 07-16.03.2018)
Gjykatat e
pavarura dhe të paanshme duhet të sigurojnë bazën për sundimit e ligjit. Është
shumë e rëndësishme që gjykatat të gëzojnë besimin e të dy palëve që paraqiten
para tyre dhe para publikut gjerë. Por, kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi
temat kyçe siç janë qasja në drejtësi për të gjithë, efikasiteti, etika
profesionale, transparenca, komunikimi dhe menaxhimi i gjykatës.
3. Prokurimet publike (21-30.06.2017
dhe 03-12.10.2018)
Shpenzimet e
BE-së për mallra dhe shërbime arrijnë rreth 20% e PBB-së. Për shkak të
aksioneve të mëdha financiare dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes
sektorëve publike dhe private është e rëndësishme të vendosen rregulla të qarta
për prokurimin publik. Kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi procedurat e
drejta dhe përkatëse të cilat garantojnë mundësi të barabarta ndërmjet
konkurrentëve.
4. Të drejtat e njeriut dhe minoritetet (13-22.09.2017 dhe 05-14.09.2018)
Promovimi
dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është e lidhur ngushtë me sundimin e
ligjit. Megjithatë, pavarësisht nga legjislacioni ekzistues, mbrojtja e grupeve
të rrezikuara siç janë pakicat etnike, LGBTI, dhe gratë mbeten çështje
problematike. Kjo kërkon reflektim të vazhdueshëm mbi rëndësinë e të drejtave
të njeriut në një gamë të gjerë fushash të politikave, në marrëdhëniet e
vendeve me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe për nevojën për të
marrë në konsideratë udhëzimet e BE-së dhe traktatet ndërkombëtare për të
drejtat e njeriut gjatë hartimit të politikave dhe legjislacionit.
5.
Decentralizimi dhe pjesëmarrja qytetare (04-13.10.2017 dhe 06-15.06..2018)
Decentralizimi
proceset e vendim-marrjes i sjell sa më afër qytetarëve. Kështu, kjo mund të
kontribuojë për më shumë pjesëmarrje, transparencë dhe qeverisje të
përgjegjshme. Megjithatë, kjo ngre një numër pyetjesh të cilat duhet të
adresohen. Si duhet të menaxhohen marrëdhëniet ndër-administrative në një
sistem të decentralizuar? Si mund të krijohet qeveri sub-kombëtare e cila do të
ketë kapacitet për të ofruar shërbime në mënyrë efektive dhe përfshirëse? Si
bëhet ekuilibri fiskal, politik dhe administrativ i decentralizimit?
6.
Liria e mediave (06-11.10.2017)
Shtypi i
lirë është thelbësorë për demokracinë. Si një roje publike shtypi mund të
sigurojë një platformë për debat publik; atje ku është e nevojshme ajo mund të
denoncojë rastet e keq administrimit. Por, liria e shprehjes bart me vete
detyra dhe përgjegjësi. Si bëhet një marrëveshje me situatat ku shtypi është
përdorur për qëllime propagandistike, ose për shpërndarjen e "lajmeve të
rreme”? Cili është roli i mediave sociale?
7. Menaxhimi me financat publike (08-17.11.2017 dhe 11-20.04.2018)
Një gjendje e shëndoshë e financave publike kërkon
menaxhim të kujdesshëm të shpenzimeve të qeverisë, të ardhurave, huat dhe
borxhet. Deficitet dhe borxhet duhet të mbeten brenda kufijve të përcaktuar nga
standardet ndërkombëtare dhe vendore. Vlerat kyçe duhet të jenë siguria
juridike dhe para shikueshmëria, transparenca, integriteti, politika efektive
për të parandaluar korrupsionin dhe mashtrimin, dhe gjithashtu decentralizimi.
8. Paraburgimi dhe sanksionet alternative (06-13.06.2018)
Një normë në
rritje të burgosjes, duke përfshirë paraburgimin, shkakton një barrë financiare
për qeveritë kombëtare dhe ndikimet në kohezionin social. Kjo ngrit numër të
caktuar çështjesh të cilat duhet të zgjidhen. Si mund që kushtet e burgjeve të
përmirësohen? Cilat rreziqe të rritura bëjnë që të rinjtë të përballen me
paraburgim? Cilat janë alternativat e mundshme për paraburgim dhe si mund këto
dhe strategjitë për ri-integrim të përmirësohen, të kenë efekt pozitiv mbi
autorët, viktimat dhe shoqërinë në tërësi?
Çdo ndërhyrje dhe keqpërdorim i faqes në internet të SÇE-së dënohet sipas Nenit 251 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë Veriore.
© 2024 Ministria për çështje evropiane
Të gjitha të drejtat e rezervuara.